Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: KS: Seancë mbi vendimin për krijimin e ushtrisë së Kosovës..
Presidenti serb, Aleskandër Vuçiç, shprehu indinjatën mbi votimin e parlamentit të Kosovës, duke e quajtur veprim që rrezikon qëndrueshmërinë e gjithë rajonit. Në Beograd më parë, ai kishte sulmuar ashpër Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës. Ai tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se Serbia po përballet me gjithnjë e më shumë vështirësi në Kosovë dhe jam shumë i brengosur dhe madje i frikësuar jo vetëm për popullin tim dhe Serbinë por edhe rajonin . Ai tha se Serbia kë bërë gjithçka për të përmbushur krejt marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa akuzoi Kosovën për mospërmbushjen e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se Beogradi u ka tërhequr vërejtjen Prishtinës dhe Bashkimit Evropian se problemet duhet të zgjidhen përmes bisedimeve dhe mos na fusni në telashe, siç janë përpjekjet për anëtarësimin në INTERPOL . Dhe si kundërpërgjigje vunë tarifën për mallrat serbe. Fillimisht e bënë 10 për qind dhe kur e panë që pati efekt te popullata e vet, e ngritën në 100 për qind. Në kundërshtim me CEFTA-n dhe të gjitha parimet evropiane, duke mbytur çdo marrëveshje tregtare mes Serbisë qendrore dhe Kosovës. A mund ta imagjinoni dikë në shekullin 21 që vë taksë kundër lëvizjes së lirë të mallrave, se nuk u ka pëlqyer një vendim politik i anës tjetër? Ata, tha ai, rrezikuan kësisoj tërë komunitetin serb në Kosovë .Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur me kërkesë të Serbisë, për të diskutuar mbi vendimin e parlamentit të Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës. Vendimi, i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania, ngjalli kundërshtimin e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, që vlerësuan se nuk ishte koha e përshtatshme për një gjë të tillë. Në Beograd më parë, ai kishte sulmuar ashpër Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës. Ai tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se Serbia po përballet me gjithnjë e më shumë vështirësi në Kosovë dhe jam shumë i brengosur dhe madje i frikësuar jo vetëm për popullin tim dhe Serbinë por edhe rajonin . Ai tha se Serbia kë bërë gjithçka për të përmbushur krejt marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa akuzoi Kosovën për mospërmbushjen e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se Beogradi u ka tërhequr vërejtjen Prishtinës dhe Bashkimit Evropian se problemet duhet të zgjidhen përmes bisedimeve dhe mos na fusni në telashe, siç janë përpjekjet për anëtarësimin në INTERPOL . Dhe si kundërpërgjigje vunë tarifën për mallrat serbe. Fillimisht e bënë 10 për qind dhe kur e panë që pati efekt te popullata e vet, e ngritën në 100 për qind. Në kundërshtim me CEFTA-n dhe të gjitha parimet evropiane, duke mbytur çdo marrëveshje tregtare mes Serbisë qendrore dhe Kosovës. A mund ta imagjinoni dikë në shekullin 21 që vë taksë kundër lëvizjes së lirë të mallrave, se nuk u ka pëlqyer një vendim politik i anës tjetër? Ata, tha ai, rrezikuan kësisoj tërë komunitetin serb në Kosovë .
Është formuar ditën E Merkur , me datë 19 Dhjetor 2018 në Orën 03:01:44 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.67 Sekonta