ArMeKo-PHP: Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension.

Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund të mos ta kenë kurrë këtë mundësi. Nga një anketim i organizatës AARP mësohet gjithashtu se 70% e tyre janë të shqetësuar nga rritja më e shpejtë e çmimeve, përkundër rritjes së pagave.
Publikuar nga armeko ditën E Diel , me datë 28 Prill 2024 në Orën 18:51:05
6482632 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: SHBA, protestat kundër luftës në Gazë dhe thirrjet antisemite.

Studentët e universitetit të ‘Columbia-s’, të cilët u bënë shkak për protesta pro-palestineze në të gjithë vendin, thanë të premten se nuk kishin arritur ndonjë progres në bisedimet me administratorët e universitetit. Studentët thanë se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Publikuar nga armeko ditën E Diel , me datë 28 Prill 2024 në Orën 18:50:19
6512581 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Bashkëshorti i ministres Brahimaj, i përfshirë në konflikt të dhunshëm n

Në Tiranë, Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, mësohet se është përfshirë në një sulm me armë të ftohtë 5 muaj më parë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. Koshaj kallzoi në polici se Andri Ibrahimaj e kërcënoi dhe goditi me një mjet të mprehtë në brinjë dhe në fund të shpinës për shkak të detyrës, më 20 nëntor, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, një institucion në varësi të ministrisë së Financave.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 27 Prill 2024 në Orën 17:11:14
9211987 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Arrestohet kontraktuesi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë

Policia ruse e ka arrestuar Aleksandr Fomin, njërin prej bashkëthemeluesve të kompanisë së ndërtimit Olympcitsy, pasi ai dyshohet se i ka dhënë ryshfet zëvendësministrit rus të Mbrojtjes, Timur Ivanov.Gjykata e Qarkut e Moskës mori vendim që ai të mbahet në paraburgim së paku deri më 23 qershor.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:58:38
632357 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit.

Gjatë kësaj jave është rritur më tej presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James O'Brien edhe Presidenti i Francës, Emannuel Macron i kërkuan Kosovës që të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:57:38
6173931 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Gjermane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Gjermania rifillon mbështetjen për UNRWA dhe krijon vende pune për palestinez

Gjermania do të rifillojë mbështetjen e saj për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Palestinezët (UNRWA). Pagesat për organizatën e ndihmës u pezulluan pas akuzave se bashkëpunëtorët mund të ishin të përfshirë në sulmin e milicisë terroriste të Hamasit ndaj Izraelit.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:56:31
5863709 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Gjermane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Ministri i Jashtëm polak: Rusia do të mposhtet nëse e sulmon NATO

Rusia do të përfundojë e mposhtur nëse kryen sulm kundër NATO-s, por aleanca ushtarake duhet ta përforcojë mbrojtjen gjithsesi, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, të enjten në Parlamentin e vendit.Sikorski i bëri këto komente duke e përshkruar drejtimin e ri që ka marrë Qeveria e kryeministrit Donald Tusk.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:52:58
646465 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në S

Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Lagumxhija për televizonin N1.“Në këtë moment, ne e dimë që seanca nuk do të mbahet më 2 maj, pasi sot po e dërgojmë tekstin e rezolutës për rishikim për të parë nëse shtetet e OKB-së kanë propozime të tjera për tekstin.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:47:47
715214 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Kanabisi në serat e Beratit, arrestohen krerët e grupit.

Në Shqipëri, të paktën 6 persona u arrestuan ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka nisur që në vjeshtën e vitit 2022, pasi në fshatin Rërëz, në zonën e Beratit u zbuluan 4 sera të cilat përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike. Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot se personat e arrestuar, dyshohet të jenë ndër njerëzit kryesorë që kishin vënë në jetë aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike në serra.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:43:29
9202621 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Venecia vendos taksë të re për të mbajtur nën kontroll fluksin e vizitor

VENECIA, Itali – Një program pilot filloi në qytetin italian Venecia që synon të vendosë nën kontroll fluksin e vizitorëve të shumtë që mbërrijnë në këtë qytet turistik dhe të lehtësojë jetën e banorëve. Nga e enjtja vizitorët do të duhet të paguajnë 5 Euro për të hyrë në qytet në ditët më të ngarkuara të vitit.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:38:40
6701387 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Përfundon seanca në Gjykatën e Lartë lidhur me pretendimet e ish President

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara shqyrtoi të enjten kërkesën e ish Presidentit Trump për të shmangur ndjekjen penale lidhur me akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden. Avokatët e zotit Trump argumentuan se ish-presidentët gëzojnë imunitetit absolut për veprimet e tyre ndërsa janë në detyrë.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:36:07
7102578 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Shtatë ish-anëtarë të grupit Çakallët dënohen p&e

Ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat përreth Pejës më 1999.Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill, edhe gjashtë ish-pjesëtar të Ushtrisë Jugosllave u dënuan me krime lufte.
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 25 Prill 2024 në Orën 18:27:38
647625 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Beograd: Shtatë të dënuar për krime lufte në Kosovë.

Një gjykatë në Beograd dënoi të mërkurën shtatë ish pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave me gjithsej 56 vjet heqje lirie, nën akuzat për krime lufte në fshatrat Lubeniq, Qyshk, Pavlan dhe Zahaç të rajonit të Pejës në Kosovën perëndimore në prill dhe maj 1999, ku u vranë 118 shqiptarë. Gjykata e Lartë në Beograd e dënoi me 20 vjet heqje lirie të akuzuarin Toplica Miladinoviç, komandanti i një njësie ushtarake, për “urdhrin ndaj vartësve të tij për të kryer krime lufte”.
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 25 Prill 2024 në Orën 18:26:32
845839 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Prirja drejt ateizmit në SHBA.

Sipas anketave dhe të dhënave të tjera, një prirje prej dekadash drejt ateizmit, e cila ka qenë më e ngadaltë në Amerikë në krahasim me shumë vende të tjera të zhvilluara, duket se po rritet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1965, në një anketë të organizatës Gallup, 70% e pjesëmarrësve thanë se feja është shumë e rëndësishme në jetën e tyre.
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 25 Prill 2024 në Orën 18:07:23
7114638 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku.

Forca ruse kanë filluan të tërhiqen nga rajoni Nagorno-Karabak i Azerbajxhanit, ku kanë qenë të vendosura si trupa paqeruajtëse prej përfundimit të një lufte më 2020, njoftuan zyrtarët e të dyjave vendeve të martën.Gjatë një konference me gazetarë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i konfirmoi raportimet për tërheqjen e trupave ruse, por nuk dha hollësi të tjera.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:25:51
699461 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Një korridor i ri ekonomik planifikohet të lidhë Turqinë me

Turqia, Irani dhe dy vende të Gjirit kanë nënshkruar një deklaratë për të forcuar lidhjet tregtare përmes një korridori të ri ekonomik në vlerë të miliardë dollarëve, për ndërtim të rrugëve dhe hekurudhave.Përfaqësuesit e këtyre shteteve kanë nënshkruar një deklaratë për jetësim të këtij synimi përgjatë vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan të hënën në Irak, ka thënë zyra e kryeministrit irakian, Mohammed al-Sudani, të martën.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:25:24
7911208 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Koso

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të martën se Franca i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në kontekst të rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.Macron ka shprehur keqardhje edhe për dështimin e votimeve të 21 prillit në veri të Kosovës, për largim ose jo të kryetarëve, dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të reja, me pjesëmarrje të komunitetit serb.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:25:07
832726 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Publikuesi i një tabloidi pranon se i ka shtypur rrëfimet që do t

David Pecker, ish-botues i tabloidit, National Enquirer, njëherësh dëshmitari i parë në gjyqin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për blerje të heshtjes së një ylli të pornografisë, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, ka thënë të martën se ai e ka përdorur tabloidin për t’i shtypur rrëfimet që kanë mundur të dëmtojnë fushatën e Trumpit.Pecker, 72-vjeçar, ka dëshmuar para një gjykate në Nju Jork, se i ka paguar dy gra që kanë tregur për sjellje të këqija seksuale të Trumpit, mirëpo nuk i ka publikuar kurrë rrëfimet e tyre.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:24:41
897669 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Gjermani, arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti, dyshohet se spiunoi për K

Ndihmësi i një deputeti të Parlamentit Evropian të partisë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD), një forcë e së të djathtës ekstreme u arrestua në Gjermani me dyshimin për spiunazh me pasoja të mëdha për llogari të Kinës. Prokurorët, në një deklaratë të publikuar të martën, thanë se Jian G.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:14:32
6423776 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Franca: Duhet të organizohen shpejt zgjedhje në veri të Kosov&eum

Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, ka thënë të hënën se në veriun e Kosovës duhet të organizohen shpejt zgjedhje, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve, për t’i zgjedhur kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe.“Franca rikujton se tërheqja e kryetarëve të zgjedhur me vetëm 3 për qind të votave, do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri, dhe do të jetë shenjë e shtensionimit të situatës”.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:46:47
8421703 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni


Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.58 Sekonta