Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: 5 marinsat e zhdukur amerikanë deklarohen të vdekur..
Tragjedia ndodhi të enjten e kaluar kur një avion luftarak F/A-18 dhe një tjetër që shërbente për mbushjen me karburant të avioneve, KC-130, po kryenin një stërvitje të zakonshme pranë kepit Muroto në ishullin Shikoku. Dy pilotët e avionit luftarak F/A-18 u shpëtuan disa orë pas aksidentit, por njëri prej tyre vdiq më vonë në spital. Pesë marinsat e tjerë ndodheshin në bordin e avionit KC-130. Të gjithë marinsat ishin të vendosur në bazën ajrore të Iwakuni-t pranë Hiroshimës. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për gjetjen e shkakut të përplasjes. Ky është incidenti më i fundit në një varg aksidentesh që kanë përfshirë avionët ushtarake amerikane të vendosur në Japoni.Rreth një javë nga përplasja në ajër e dy avionëve të marinës amerikane në brigjet japoneze dhe rrëzimit të tyre në oqeanin Paqësor, kërkimet për gjetjen e pesë anëtarëve të zhdukur të ekuipazhit u mbyllën. Të pesë marinsat amerikanë u deklaruan të vdekur. Dy pilotët e avionit luftarak F/A-18 u shpëtuan disa orë pas aksidentit, por njëri prej tyre vdiq më vonë në spital. Pesë marinsat e tjerë ndodheshin në bordin e avionit KC-130. Të gjithë marinsat ishin të vendosur në bazën ajrore të Iwakuni-t pranë Hiroshimës. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për gjetjen e shkakut të përplasjes. Ky është incidenti më i fundit në një varg aksidentesh që kanë përfshirë avionët ushtarake amerikane të vendosur në Japoni.
Është formuar ditën E Merkur , me datë 12 Dhjetor 2018 në Orën 02:03:09 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.63 Sekonta