Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Gjermane: Gjermani: Afganasin e dëbuar gabimisht do ta kthejnë.
Spiegel raportoi e para për këtë rast. Dokumentat e nevojshme janë gati, kthimi i 20 vjeçarit nuk pengohet më nga asgjë, u bë e ditur nga qarqe qeveritare. Të riun do ta dërgojnë fillimisht në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ku ambasada gjermane do t i japë një vizë të vlefshme për vazhdimin e udhëti për në Gjermani. Që para dy javësh, Ministria Federale e Punëve të Brendshme bëri të ditur se Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) do të niste së shpejti hapat e nevojshëm. Avokatja e burrit, Sonja Steffen reagoi e lehtësuar: Mua m u konfirmua që shteti ynë juridik funksionon dhe që gabimi i madh që u bë, tani po korrigjohet , i tha ajo atëherë televizionit NDR. Kthimin e përgatiti Organizata Ndërkombëtare e Migrimit, shpenzimet i mbulon BAMF i, u bë e ditur. Afganasin nuk duhej ta kishin dëbuar I riu, që jetonte në Gjermani që prej vitit 2015, ishte njëri nga ata 69 vetë, që i kthyen në 3 korrik me një avion të posaçëm nga Mynihu në Afganistan. Dy javë më vonë u mësua që 20 vjeçarin nuk duhej ta kishin dëbuar, për shkak të një procesi gjyqësor në vazhdim e sipër në Gjykatën Administrative Greifswald. Ai kishte hedhur në gjyq refuzimin e kërkesës së tij për azil. Në javën pas dëbimit, refugjati duhet të kishte dalë para gjyqit.Një azilkërkues nga Neubrandenburgu, i dëbuar në mënyrë të paligjshme, do të kthehet së shpejti në Gjermani. Këtë e bëjnë të ditur disa medie. Dokumentat e nevojshme janë gati, kthimi i 20 vjeçarit nuk pengohet më nga asgjë, u bë e ditur nga qarqe qeveritare. Të riun do ta dërgojnë fillimisht në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ku ambasada gjermane do t i japë një vizë të vlefshme për vazhdimin e udhëti për në Gjermani. Që para dy javësh, Ministria Federale e Punëve të Brendshme bëri të ditur se Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) do të niste së shpejti hapat e nevojshëm. Avokatja e burrit, Sonja Steffen reagoi e lehtësuar: Mua m u konfirmua që shteti ynë juridik funksionon dhe që gabimi i madh që u bë, tani po korrigjohet , i tha ajo atëherë televizionit NDR. Kthimin e përgatiti Organizata Ndërkombëtare e Migrimit, shpenzimet i mbulon BAMF i, u bë e ditur. Afganasin nuk duhej ta kishin dëbuar I riu, që jetonte në Gjermani që prej vitit 2015, ishte njëri nga ata 69 vetë, që i kthyen në 3 korrik me një avion të posaçëm nga Mynihu në Afganistan. Dy javë më vonë u mësua që 20 vjeçarin nuk duhej ta kishin dëbuar, për shkak të një procesi gjyqësor në vazhdim e sipër në Gjykatën Administrative Greifswald. Ai kishte hedhur në gjyq refuzimin e kërkesës së tij për azil. Në javën pas dëbimit, refugjati duhet të kishte dalë para gjyqit. Â
Është formuar ditën E Diel , me datë 05 Gusht 2018 në Orën 02:30:16 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.69 Sekonta