Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Uashingtoni Ankarasë: liro pastorin amerikan..
Andrew Brunson, një pastor evangjelist nga qyteti Black Mountain në Karolinën e Veriut, është burgosur nga Turqia nën akuzat për terrorizëm dhe spiunazh. Rasti i tij ka acaruar marrëdhëniet mes dy aleatëve në NATO, SHBA dhe Turqisë. Edhe Presidenti Trump bëri komente të enjten duke postuar në Twitter: “Shtetet e Bashkuara do t’i vënë sanksione Turqisë për ndalimin e Pastorit Andrew Brunson, një i krishterë i nderuar, një burrë familjar dhe njeri i shkëlqyer. Ai po vuan. Ky njeri i Zotit duhet liruar menjëherë!”Postimi i presidentit në Twitter dhe komentet e Nënpresidentit Pence pasojnë lirimin një ditë më parë të Pastorit Brunson nga një burg turk dhe vënien e tij nën arrest shtëpie. “Është një hap i mirëpritur, por nuk mjafton, ” tha Nënpresidenti Pence. Të mërkurën, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo e cilësoi lirimin nga burgu të pastorit “një tregues i përparimit diplomatik” duke shtuar se “puna nuk ka mbaruar. Zoti Pompeo tha se Uashingtoni po vazhdon komunikimin me Ankaranë për ta kthyer në atdhe pastorin amerikan. Brunson u akuzua se po ndihmonte një rrjet të udhëhequr nga kleriku mysliman Fehtullah Gulen, i cili banon në Shtetet e Bashkuara dhe fajësohet nga autoritetet turke si organizator i grushtit të dështuar të shtetit kundër Presidentit turk Erdogan në 2016.Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të ndëshkojnë me sanksione Turqinë, nëse nuk liron një pastor amerikan. “Nëse Turqia nuk merr masa të menjëhershme për të liruar këtë njeri të pafajshëm të Zotit dhe ta kthejë në atdhe, Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Turqisë sanksione të konsiderueshme, deri sa të lirohet pastori Andrew Brunson, ” tha Nënpresidenti Mike Pence të enjten në Ministerialin e Departamentit të Shtetit për Lirinë e Besimit. Rasti i tij ka acaruar marrëdhëniet mes dy aleatëve në NATO, SHBA dhe Turqisë. Edhe Presidenti Trump bëri komente të enjten duke postuar në Twitter: “Shtetet e Bashkuara do t’i vënë sanksione Turqisë për ndalimin e Pastorit Andrew Brunson, një i krishterë i nderuar, një burrë familjar dhe njeri i shkëlqyer. Ai po vuan. Ky njeri i Zotit duhet liruar menjëherë!”Postimi i presidentit në Twitter dhe komentet e Nënpresidentit Pence pasojnë lirimin një ditë më parë të Pastorit Brunson nga një burg turk dhe vënien e tij nën arrest shtëpie. “Është një hap i mirëpritur, por nuk mjafton, ” tha Nënpresidenti Pence. Të mërkurën, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo e cilësoi lirimin nga burgu të pastorit “një tregues i përparimit diplomatik” duke shtuar se “puna nuk ka mbaruar. Zoti Pompeo tha se Uashingtoni po vazhdon komunikimin me Ankaranë për ta kthyer në atdhe pastorin amerikan. Brunson u akuzua se po ndihmonte një rrjet të udhëhequr nga kleriku mysliman Fehtullah Gulen, i cili banon në Shtetet e Bashkuara dhe fajësohet nga autoritetet turke si organizator i grushtit të dështuar të shtetit kundër Presidentit turk Erdogan në 2016.
Është formuar ditën E Premte , me datë 27 Korrik 2018 në Orën 06:03:24 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.17 Sekonta