Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Shqipëri, tërmet 5.1 gradë..
01 minuta, me epiqendër në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, 31 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Lëkundja e parë u shoqërua me dy të tjera të një intensiteti pak më të ulët. Vetëm në harkun kohor të 60 minutave pas lëkundjes së parë, sizmiologët shqiptarë kanë regjistruar dhe mbi 25 të tjera ndërkohë që ato kanë vazhduar dhe në orët e pasdites. Tërmeti u ndje jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, që ndodhen më pranë epiqendrës, por dhe në qytete të tjera të vendit. Ndërsa nuk ka patur lëndime në njerëz, sipas autoriteteve janë rregjistruar dëme të lehta në disa banesa dhe njësi tregtare, si plasaritje të mureve, çative apo tavaneve. Lëkundjet shkaktuan panik mes qytetarëve. Ishin të shumtë ata që zgjodhën të braktisnin shtëpitë apo zyrat për të qëndruar jashtë në mjedise të hapura.Në Shqipëri një tërmet me intensitet 5. 1 gradë të Shkallës Richter u rregjistrua sot në orën 11. Lëkundja e parë u shoqërua me dy të tjera të një intensiteti pak më të ulët. Vetëm në harkun kohor të 60 minutave pas lëkundjes së parë, sizmiologët shqiptarë kanë regjistruar dhe mbi 25 të tjera ndërkohë që ato kanë vazhduar dhe në orët e pasdites. Tërmeti u ndje jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, që ndodhen më pranë epiqendrës, por dhe në qytete të tjera të vendit. Ndërsa nuk ka patur lëndime në njerëz, sipas autoriteteve janë rregjistruar dëme të lehta në disa banesa dhe njësi tregtare, si plasaritje të mureve, çative apo tavaneve. Lëkundjet shkaktuan panik mes qytetarëve. Ishin të shumtë ata që zgjodhën të braktisnin shtëpitë apo zyrat për të qëndruar jashtë në mjedise të hapura. Edhe deputetët e Komisionit të Ekonomisë ndërprenë mbledhjen për të dalë nga ndërtesa e parlamentit, ndërsa në sallë vështrimet u përqëndruan drejt tavanit ku shandanët e ndricimit nisën të lëkunden nga tërmeti
Është formuar ditën E Ejte , me datë 05 Korrik 2018 në Orën 13:25:29 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.44 Sekonta