Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Presidenti kinez mbërrin në Francë për vizitë shtetërore.
Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti të dielën në Francë për një vizitë shtetërore organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron. Çështje që variojnë nga Ukraina tek tregtia, pritet të jenë në krye të axhendës së udhëheqësit francez. Vizita e zotit Xi në Francë, që përkon me 60 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve shënon fillimin e udhëtimit të tij të parë në Evropë që nga viti 2019. Udhëheqësi kinez pritet të vizitojë gjithashtu Serbinë dhe Hungarinë. Zgjedhja e Francës nga zoti Xi si vendi i vetëm i madh evropian që do të vizitojë gjatë këtij turneu, tregon ngrohtësinë relative në marrëdhëniet mes dy vendeve që kur zoti Macron zhvilloi vizitën e tij shtetërore në Kinë në prill të vitit 2023. Pekini ra dakord që udhëheqësi francez të luante rolin e ndërmjetësuesit mes Kinës dhe BE-së. Transmetuesi shtetëror kinez 'CCTV' njoftoi se avioni që transportonte presidentin Xi kishte mbërritur në Paris. Udhëheqësi i shtetit njëpartiak komunist, me më shumë se 1. 4 miliardë banorë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Peng Liyuan, u prit në aeroportin e Parisit Orly nga kryeministri Gabriel Attal. Të hënën Macron-Xi do të zhvillojnë bisedime në Paris– me pjesëmarrjen edhe të shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen – ndjekur nga një banket shtetëror organizuar nga presidenti francez. Të martën zoti Macron do të shkojë me zotin Xi në malet e Pirenej, një zonë që ai e vizitonte kur ishte i ri, për një ditë bisedimesh jashtë vëmendjes së publikut. Një përparësi kryesore e zotit Macron do të jetë paralajmërimi i zotit Xi mbi rrezikun që paraqet mbështetja e Rusisë në sulmin e saj kundër Ukrainës. Zyrtarët perëndimorë janë të shqetësuar se Moska tashmë po përdor makineri kineze në prodhimin e armëve. Lidhjet e Pekinit me Moskën janë ngrohur që pas sulmit dhe Perëndimi po kërkon mbi të gjitha që Kina të mos furnizojë me armë Rusisë duke rrezikuar të prishë ekuilibrat në konflikt. “Është në interesin tonë që ta bëjmë Kinën të kontribuojë në stabilitetin e rendit ndërkombëtar”, tha zoti Macron në një intervistë për gazetën 'Economist' që u botua të enjten. “Ndaj ne duhet të punojmë me Kinën për të ndërtuar paqen”, shtoi ai. Zoti Macron tha gjithashtu se Evropa duhet të mbrojë interesat e saj strategjike në marrëdhëniet ekonomike me Kinën, si dhe akuzoi Pekinin se nuk po respekton rregullat mbi tregtinë ndërkombëtare.
Është formuar ditën E Hane , me datë 06 Maj 2024 në Orën 00:18:06 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.64 Sekonta