Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Policia zbardh vrasjen e dy të moshuarve në Gjirokastër.
Policia tha të dielën se zbardhi vrasjen e dy të moshuarve në Bodrishtë të Gjirokastrës, tre ditë më parë, duke arrestuar personin e dyshuar dhe sekuestruar mjetet e dyshuara me të cilat u krye krimi. Sipas policisë Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në Bodrishtë , i dënuar më parë për vjedhje, akuzohet “për vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit”. Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa tha se 69-vjeçarit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sendi i dyshuar i krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore. Ende nuk është i qartë motivi i vrasjes pasi në banesën e të moshuarve policia gjeti të paprekura rreth 5 milionë lekë dhe nuk konstatoi shenja të vjedhjes. Dy të moshuarit Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 dhe 84 vjeç u gjetën të pajetë nga fqinjët në banesë mëngjesin e së enjtes me shenja të forta dhune në trup dhe në kokë. Shumë zona në Jug të Shqipërisë banohen vetëm nga të moshuar, pasi fëmijët e tyre kanë emigruar jashtë vendit dhe krimi i rëndë ngjalli reagime të forta në opinion.
Është formuar ditën E Hane , me datë 06 Maj 2024 në Orën 00:15:33 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.70 Sekonta