Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Rusia fut Presidentin e Ukrainës Zelenskiy në listën e persona në kërkim.
Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të shtunën Agjencia Shtetërore ruse e Lajmeve 'TASS'. Ukraina e cilësoi njoftimin dëshmi të dëshpërimit të Moskës. Agjencia 'TASS' njoftoi se baza e të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse tregonte se Volodymyr Zelenskiy ishte në listën e personave të kërkuar, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Në një reagim Ministria e Jashtme e Ukrainës vuri në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin ishte vetë subjekt arrestim bazuar në një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Dëshirojmë t'u kujtojmë se ndryshe nga njoftimet e pavlera ruse, një urdhër i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për arrestimin e diktatorit rus Vladimir Putin nën dyshimet për krime lufte është mëse i vërtetë real dhe i nënshtrohet zbatimit në 123 vende (të botës) , thuhej në deklaratë. Kievi tha se njoftimi rus ishte dëshmi e dëshpërimit të makinës shtetërore ruse dhe propagandës së saj, që nuk mund të mendojë ndonjë mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen . Prej fillimit të sulmit ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 202, Rusia ka lëshuar urdhër-arreste për një numër politikanësh si ukrainas ashtu edhe evropianë. Në muajin shkurt policia ruse futi Kryeministren estoneze Kaja Kallas, ministren e kulturës të Lituanisë dhe anëtarët e parlamentit të mëparshëm letonez në një listën e persona të kërkuar, duke i akuzuar për shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike. Moska lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, i cili vitin e kaluar përgatiti fletarrestin për Presidentin rus Putin, nën dyshimet për krime lufte.
Është formuar ditën E Diel , me datë 05 Maj 2024 në Orën 02:49:29 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.85 Sekonta