Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Bashkëshorti i ministres Brahimaj, i përfshirë në konflikt të dhunshëm n
Në Tiranë, Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, mësohet se është përfshirë në një sulm me armë të ftohtë 5 muaj më parë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. Koshaj kallzoi në polici se Andri Ibrahimaj e kërcënoi dhe goditi me një mjet të mprehtë në brinjë dhe në fund të shpinës për shkak të detyrës, më 20 nëntor, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, një institucion në varësi të ministrisë së Financave. Policia e Shtetit detajoi në një njoftim publik se Eri Koshaj kishte deklaruar në një kallzim pranë një stacioni policor më 21 nëntorin e kaluar se “është kanosur dhe goditur për shkak të detyrës nga Andri Ibrahimajt”. Policia theksoi se Koshajt ia dha vendim mjeko-ligjor, ndërsa në iu morën deklarime mbi ngjarjen Ibrahimajt dhe dy personave të tjerë, në vazhdim të kërkesave nga prokurori për të ndriçuar këtë procedim penal. “Materialet u referuan në prokurori më 4 dhjetor për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, në ngarkim të Ibrahimajt”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit. Shenjat e këtyre goditjeve nga një mjet i mprehtë u provuan edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, policia dërgoi materialet në organet hetimore, por sipas mediave vendore, prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimet ndaj bashkëshortit të ministres. Ministrja Ibrahimaj konfirmoi sot ngjarjen, duke e quajtur një “konflikt të padëshiruar, i cili ka marrë përgjigje në rrugën e drejtësisë”. Përmes një deklarimi publik, ministrja Ibrahimaj theksoi se konflikti është hetuar nga organet e drejtësisë dhe është pushuar për mungesë provash, ndërsa bashkëshorti, sipas saj, u kallëzua padrejtësisht “për diçka që nuk e ka bërë, gjë që u konfirmua edhe nga vendimi i organeve të akuzës”. Zonja Ibrahimaj pohoi se nuk e ka lejuar bashkëshortin të bënte kallzim, sepse Eri Koshaj ishte drejtues i një institucioni në varësi të ministrisë së Financave, post që e mbajti edhe pas largimit të saj nga detyra e ministres së Financave dhe Ekonomisë. Eri Koshaj është shkarkuar tashmë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë e Trajtimit të Kredive, ndërsa denoncimi i tij, i cituar në raportet policore me iniciale emërore, mbeti jashtë vëmendjes së publikut dhe larg hetimeve të hollësishme.
Është formuar ditën E Shtune , me datë 27 Prill 2024 në Orën 17:11:14 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.80 Sekonta