Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Kanabisi në serat e Beratit, arrestohen krerët e grupit.
Në Shqipëri, të paktën 6 persona u arrestuan ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka nisur që në vjeshtën e vitit 2022, pasi në fshatin Rërëz, në zonën e Beratit u zbuluan 4 sera të cilat përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike. Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot se personat e arrestuar, dyshohet të jenë ndër njerëzit kryesorë që kishin vënë në jetë aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike në serra. Ajo shpjegoi se “ndaj të arrestuarve, disa nga Malësia e Madhe dhe të tjerë nga Kuçova e Berati, ka dyshime të bazuara në prova se në bashkëveprim në grup të strukturuar kriminal, në muajt maj-qershor 2022, ndërmorën një veprimtari të mirëmenduar më parë, për marrjen me qera të disa parcelave toke në Rërëz, Berat, ku pasi ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve narkotike, instaluan një linjë furnizimi me ujë dhe një linjë me instalim të pajisjeve elektrike, dhe me të gjitha pajisjet e duhura, për kultivimin e bimës cannabis sativa. Ndërsa në periudhën shtator-tetor-nëntor, organizuan punën për procesin e tharjes, pastrimit e paketimit të sasive të lëndës narkotike, me qëllim shitjen e mëtejshme të tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme. Kur në nëntor të vitit 2022 policia ndërhyri në serat e mbjella me cannabis, u konstatua se brenda tyre ishin punësuar 95 gra dhe vajza nga zona të ndryshme të vendit, të cilat merreshin me amballazhimin e bimëve narkotike. Ato paguheshin 5 mijë lekë të reja në ditë, ndërsa fillimisht u ishte thënë se do të mblidhnin ullinj. Gratë dhe vajzat, nuk lejoheshin të dilnin në mjediset e jashtme, dhe një pjesë e tyre kishin jetuar dhe ishin ushqyer me ditë të tëra brenda serrës, ku ishin vendosur po ashtu dhe 81 dyshekë me ajër. Gjatë kontrolleve të atëhershme brenda në serrë u gjetën 769 arka plastike, 11 thasë plastmasi të zinj, të mbushur me bimë narkotike, me peshë totale 871 kilogramë si dhe peshore elektronike, gërshërë metalike, dyshekë e jorganë, aparate celularë dhe armë. Në atë kohë 11 persona u arrestuan, mes të cilëve roje të armatosura që mbikqyrnin vendin si dhe dy gra D. M. , 43 vjeçe dhe I. M. , 25 vjeçe, që së bashku me disa të tjerë monitoronin aktivitetin brenda serrës. Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se gjatë ditës së sotme kishte ushtruar kontrolle në banesat e 9 personave të vënë nën hetim që prej nëntorit të vitit 2022. Në banesën e njërit prej tyre “u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike dhe pajisje elektrike (llampa) dhe mushama reflektuese. Në përfundim të kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e sendeve prova materiale: 33 aparate celularë të llojeve e modeleve të ndryshme, 1 DVR, 1 laptop, 1 kartë memorie dhe 5 automjete”.
Është formuar ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:43:29 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.64 Sekonta