Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Venecia vendos taksë të re për të mbajtur nën kontroll fluksin e vizitor
VENECIA, Itali – Një program pilot filloi në qytetin italian Venecia që synon të vendosë nën kontroll fluksin e vizitorëve të shumtë që mbërrijnë në këtë qytet turistik dhe të lehtësojë jetën e banorëve. Nga e enjtja vizitorët do të duhet të paguajnë 5 Euro për të hyrë në qytet në ditët më të ngarkuara të vitit. Vizitorët e parë që mbërritën në qytet u përballën me tabela të mëdha ku janë radhitur 29 data të ndryshme deri në muajin korrik, gjatë të cilave do të ketë edhe hyrje të veçanta në qytet për vizitorët, banorët, studentët dhe punëtorët. “Duhet të gjejmë një balancë të re mes turistëve dhe banorëve”, tha Simone Venturini, drejtuesi i turizmit për qytetin e Venecias. “Duhet të ruajmë hapësirat për banorët dhe të dekurajojmë ardhjen e vizitorëve ditorë në periudha të caktuara”. Sidoqoftë, jo të gjithë banorët janë të bindur për efektshmërinë e këtij sistemi të ri që dekurajon turizmin masiv. Ata këmbëngulin se vetëm një rigjallërim i popullsisë vendase do të rikthente balancën në këtë qytet ku rrugicat e ngushta dhe varkat që shërbejnë si taksi janë shpesh të mbingarkuara me turistë. Qindra venecianë protestuan kundër programit të ri, duke marshuar drejt stacionit kryesor të autobuzëve të qytetit, me parrulla si “Jo biletave, Po shërbimeve dhe strehimit”. Ata u përballën me policinë që ua ndaloi hyrjen në qytet, duke i detyruar të ndryshonin drejtimin dhe të hynin nëpërmjet një ure, ndërsa shoqëroheshin nga policë të veshur civilë. Demonstrata u përmbyll paqësisht në një shesh të qytetit.
Është formuar ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:38:40 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.64 Sekonta