Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Beograd: Shtatë të dënuar për krime lufte në Kosovë.
Një gjykatë në Beograd dënoi të mërkurën shtatë ish pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave me gjithsej 56 vjet heqje lirie, nën akuzat për krime lufte në fshatrat Lubeniq, Qyshk, Pavlan dhe Zahaç të rajonit të Pejës në Kosovën perëndimore në prill dhe maj 1999, ku u vranë 118 shqiptarë. Gjykata e Lartë në Beograd e dënoi me 20 vjet heqje lirie të akuzuarin Toplica Miladinoviç, komandanti i një njësie ushtarake, për “urdhrin ndaj vartësve të tij për të kryer krime lufte”. Gjykata dënoi Predrag Vukoviçin me 13 vjet heqje lirie, Abdulah Sokiçin 12 vjet, Sinisha Misiçin me pesë vjet heqje lirie dhe tre të tjerë, Slavisha Kastratoviç, Boban Bogiçeviç dhe Lazar Pavloviç me nga dy vjet heqje lirie. Dy të akuzuar, Velko Koriçanin dhe Milan Ivanoviç, u shpallën të pafajshëm. Sipas aktakuzës, të gjithë të dënuarit ishin pjesëtarë të një njësie të njohur si Çakajtë”. Në shkurt të vitit 2014 të nëntë personat u dënuan me gjithsej 106 vjet heqje lirie. Ata ngarkoheshin për vrasje, përdhunime, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së shqiptarëve, dhe dëbimin e popullatës civile për në Shqipëri. Sipas aktakuzës, viktima më e re e këtyre krimeve ishte 19 vjeç ndërsa më e vjetra 87 vjeç.
Është formuar ditën E Ejte , me datë 25 Prill 2024 në Orën 18:26:32 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.57 Sekonta