Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Publikuesi i një tabloidi pranon se i ka shtypur rrëfimet që do t
David Pecker, ish-botues i tabloidit, National Enquirer, njëherësh dëshmitari i parë në gjyqin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për blerje të heshtjes së një ylli të pornografisë, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, ka thënë të martën se ai e ka përdorur tabloidin për t’i shtypur rrëfimet që kanë mundur të dëmtojnë fushatën e Trumpit.Pecker, 72-vjeçar, ka dëshmuar para një gjykate në Nju Jork, se i ka paguar dy gra që kanë tregur për sjellje të këqija seksuale të Trumpit, mirëpo nuk i ka publikuar kurrë rrëfimet e tyre.“Kur dikush garon për një pozitë publike sikurse kjo, është shumë e zakonshme që këto gra të thërrasin revista, sikurse National Enquirer, dhe të tentojnë të shesin rrëfimet e tyre”, ka thënë Pecker.Ai ka thënë se vendimi për t’u varrosur këto histori, është rezultat i një takimi të vitit 2015, kur ai i ka thënë Trumpit se Enquirer do të publikonte lajme në të mirë të kandidatit miliarder, dhe do t’i mbante larg publikut rrëfimet që do të mund ta dëmtonin atë.Ai ka thënë t’i ketë treguar një redaktori për ta mbajtur sekret këtë marrëveshje.
Është formuar ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:24:41 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.77 Sekonta