Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: SHBA, Fillojnë punimet për ndërtimin e një linje hekurudhore për trena t
Ka filluar puna për ndërtimin e një linjë hekurudhore me vlerë prej 12 miliardë dollarësh, për trena me shpejtësi të lartë, mes Las Vegasit dhe Los Anxhelesit, thanë zyrtarët të hënën, mes parashikimeve që duke nisur nga viti 2028, miliona vetë do të blinin bileta pasagjerësh. “Njerëzit kanë ëndërruar për dekada të tëra që të ketë trena me shpejtësi të lartë në Amerikë”, tha Sekretari i Transportit Pete Buttigieg përmes një deklarate që përkoi me një ceremoni në terminalin e ardhshëm, që pritet të ndërtohet në rrugën e njohur “Las Vegas Strip”. Zoti Buttigieg tha se projekti do të krijojë mijëra vende të reja pune, lidhje të reja për mundësi më të mira ekonomike, do të ndihmojë në uljen e trafikut dhe uljen e ndotjes së ajrit. Brightline West, kompania simotër e së cilës operon me trena të shpejtësisë së lartë mes Majemit dhe Orlandos në Florida, synon të shtrijë një linjë hekurudhore të re nga “Las Vegas Trip” në një terminal të ri në qytetin Rancho Cucamonga në Kaliforni. Themeluesi dhe presidenti i kompanisë Brightline Holdings, Wes Edens, tha se “ky moment paraqet themelet për një industri të re . Ky është një projekt historik dhe një moment krenarie , tha zoti Edens në deklaratë. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mike Reininger ka deklaruar se synimi është që trenat të fillojnë të lëvizin në periudhën që mbahen Lojërat Olimpike të Verës në Los Anxhelos në 2028. Kompania Brightline mori një mbështetje prej 6. 5 miliardë dollarësh nga administrata e presidentit Biden. Projekti konsiderohet si linja e parë e vërtetë hekurudhore e trenave të pasagjerëve me shpejtësi të lartë në vend, e projektuar për të arritur shpejtësi prej 300 km/orë, e krahasueshme me të ashtuquajturit “trenat-plumb” Shinkansen, të Japonisë. Bazuar në parashikimet e projektit, trenat elektrikë do të shkurtojnë udhëtimin katër-orësh nëpër shkretëtirën Mojave, në pak më shumë se dy orë. Parashikimet janë për 11 milionë pasagjerë në vit, ose rreth 30, 000 në ditë, me tarifa shumë më të ulëta se kostot e udhëtimit përmes linjës ajrore. Trenat do të ofrojnë dhoma pushimi, internet falas, shitje ushqimesh dhe pijesh dhe mundësinë për të patur me vete bagazhe.
Është formuar ditën E Marte , me datë 23 Prill 2024 në Orën 12:19:59 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.64 Sekonta