Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Protesta në mbështetje të palestinezëve dhe tensione në kampuset e univer
Universiteti i Kolumbias ka anulluar mësimin në auditorë, dhjetëra protestues u arrestuan në Universitetin Yale dhe dyert e Universitetit të Harvardit u mbyllën të hënën për publikun. Disa nga universitetet më prestigjioze amerikane u përpoqën të qetësojnë tensionin në kampuset universitare të krijuara për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin. Këto veprime pasuan arrestimin javën e kaluar të mbi 100 demonstruesve pro-palestinezëve, të cilët kishin ngritur tenda përpara Universitetit Kolumbia. Institucionet arsimore amerikane po vështirësohen në përcaktimin e kufijve mes lirisë së shprehjes dhe ruajtjes së sigurisë dhe gjithëpërfshirjes në kampuse. Krahas demonstratave në këto universitete elitare amerikane, të mbiquajturat Ivy League, protesta pro-palestinezëve pati edhe në kampuse të tjera, përfshirë në Universitetin e Miçiganit, në Universitetin e Nju Jorkut dhe në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit. Protestat i kanë kthyer studentët kundra njëri-tjetrit. Studentët pro-palestinezëve kërkojnë që universitetet e tyre të dënojnë sulmin e Izraelit në Gazë dhe të tërhiqen nga përfshirja me kompanitë që shesin armë për Izraelin. Ndërkohë, disa studentë hebrenj thonë se pjesa më e madhe kritikave ndaj Izraelit është shndërruar në anti-semitizëm dhe i ka bërë të ndjehen jo të sigurtë. Ata gjithashtu vënë në dukje se Hamasi ende po mban pengjet e marrë gjatë sulmit të 7 tetorit. Tensionet vazhduan të larta të hënën në Universitetin e Kolumbias në qytetin e Nju Jorkut, ku dyert ishin mbyllur për personat që nuk kishin dokument studenti dhe ku protestat vazhdojnë nga brenda dhe jashtë universitetit. Ligjvënësja demokrate Kathy Manning, e cila po vizitonte Universitetin e Kolumbias së bashku me tre ligjvënës të tjerë hebrenj, u tha gazetarëve pas takimit me anëtarët e Shoqatës së Studentëve Hebrenj të Juridikut, se ishin të zëna nga çadrat e protestuesve gati një e treta e hapësirave të blerta. “Pamë parrulla se Izraeli duhet të shkatërrohet”, tha ajo pas largimit nga kampusi.
Është formuar ditën E Marte , me datë 23 Prill 2024 në Orën 12:17:39 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.66 Sekonta