Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës pas voti
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar si fatkeqësi bojkotimin e procesit të votimit nga serbët lokalë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, dhe sipas saj, kështu “Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër .“Edhe njëherë, [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”.Ajo i ka bërë këto deklarata teksa e ka komentuar procesin zgjedhor të 21 prillit, në të cilin është votuar nëse duhet shkaktuar katër kryetarët shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka thënë se iniciativa ka dështuar pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues.Kjo nënkupton se kryetarët aktualë do t'i vazhdojnë mandatet e tyre.
Është formuar ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:14:11 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.68 Sekonta