Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Erdogan bën thirrje që palestinezët të bashkohen.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje palestinezëve që të bashkohen, në mes të luftës të Izraelit në Gazë.Këtë deklaratë ai e bëri pasi zhvilloi një takim, që zgjati disa orë, me shefin e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Ismail Haniyeh, në Stamboll më 20 prill. Erdogan ka kërkuar, por deri më tani ka dështuar, që të paraqesë veten si një ndërmjetës në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, që nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit. Po ashtu, tensionet janë të larta në Lindjen e Mesme, pasi është raportuar për sulme mes Iranit dhe Izraelit.Erdogan tha se uniteti i palestinezëve është “vital”, pas takimit që zhvilloi me udhëheqësin politik të Hamasit në Palllatin Dolmabahçe.“Përgjigja e fuqishme ndaj Izraelit dhe rruga drejt fitores varen nga uniteti dhe integriteti”, tha Erdogan, sipas njoftimit për media.
Është formuar ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 01:35:38 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.98 Sekonta