Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Kurti i sheh si kërcënim stërvitjet në Serbi që po v&eu
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin kërcënim për sigurinë e Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.Më 19 prill, Forcat e Armatosura Serbe mbajnë stërvitjet vjetore në poligonin Peshter. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se shefi i këtij misioni, gjeneralmajori, Ozkan Ulutas, do të vëzhgojë stërvitjet në Serbi, për të cilat Beogradi ka njoftuar KFOR-in për përgatitjet për mbajtjen e tyre.Gjatë mbikëqyrjes së punimeve që po bëhen për ndërtimin e një rruge në Klinë, Kurti u pyet nga gazetarët lidhur me situatën në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.Ai tha se në veri, organet kosovare të sigurisë janë “të pranishme dhe funksionale”, por shtoi se 30 kilometra larg kufirit me Kosovën, Serbia po kryen stërvitje ushtarake.“Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime, përveç se është 30 kilometra larg kufirit të Kosovës, është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi. Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori e aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë, që ata nuk e njohin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë”, tha Kurti.
Është formuar ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 01:13:14 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.55 Sekonta