Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj
Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump, njoftoi agjencia Reuters duke cituar gazetarët e rrjetit televiziv CNN. Gazetarët e CNN-it thanë se panë një burrë të përfshirë nga flakët për më shumë se tre minuta. Shoh një person plotësisht të djegur , tha njëri prej tyre gjatë një raportimi të drejpërdrejtë. Përfaqësuesit e departamenteve të policisë dhe zjarrfikësve të Nju Jorkut, si dhe zyrës së kryetarit të bashkisë nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për koment. Personi i djegur mori kujdes mjekësor dhe u largua nga zona, sipas gazetarëve të CNN-it që ndodheshin në vendngjarje, të cilët shtuan se rrethanat e incidentit ishin të paqarta. Gjykata në Nju Jork është tashmë nën masa sigurie të shtuar, duke pasur parasysh praninë e ish-presidentit në sallën e gjyqit çdo ditë. Ngjarja ndodhi ndërsa procesi i përzgjedhjes të gjithë anëtarëve të jurisë në gjyqin penal ndaj ish-presidentit Donald Trump u përmbyll të premten duke i hapur rrugën prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës që të bëjnë deklaratat hapëse javën e ardhshme, në një çështje që rrjedh nga paratë paguar një ish-aktoreje filmash për të rritur për të blerë heshtjen e saj lidhur me një marrëdhënie të dyshuar me zotin Trump. Dymbëdhjetë anëtarët e jurisë që u zgjodhën të enjten, së bashku me gjashtë rezerve të zgjedhur të premtën, do të shqyrtojnë provat në procesin e parë gjyqësor penal ndaj një ish-presidenti.
Është formuar ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 01:10:18 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.77 Sekonta