Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Bullgaria sekuestron heroinë me vlerë 8.5 milionë euro.
Zyrtarët bullgarë të doganës njoftuan se kanë sekuestruar 403 kilogramë heroinë, të zbuluara në një kamion me targa turke, i cili udhëtonte nga Irani drejt Evropës Perëndimore. 618 pakot e drogës ishin fshehur brenda 156 dyshekëve të deklaruar zyrtarisht që transportonte kamioni. Sipas vlerësimit zyrtar, droga e kapur ka një vlerë prej rreth 8. 5 milionë eurosh. Kamioni u konfiskua në pikën e kontrollit “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë, tha të shtunën prokurori rajonal i Haskovës, Ivan Stojanov. Mendohet se droga e kishte origjinën në Iran, me destinacion për shpërndarje në disa nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, tha ai. Shoferi turk i kamionit u arrestua dhe mund të përballet me 20 vjet burg nëse gjendet fajtor nën akuzat e trafikimit të drogës. Bullgaria, e cila gjendet në një rrugë të trafikimit të drogës nga Lindja e Mesme për në Evropën Perëndimore, vitet e fundit ka ndërmarrë hapa madhorë për të goditur trafikun e drogës.
Është formuar ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 01:04:31 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.60 Sekonta