Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Kosova thotë se 10 nga pjesëtarët e policisë së saj janë ndaluar në Ser
Qeveria e Kosovës thotë se 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës u ndaluan në Serbi për t’u marrë në pyetje, përfshirë zëvendës drejtorin nga radhët e komunitetit serb Dejan Jankoviç. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, oficerët janë shqiptarë dhe serbë dhe “janë ndaluar në kalimet kufitare Merdare, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë . “5 nga ata janë liruar ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankovic”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës. Pjesëtarët e policisë nuk kanë qenë duke kryer detyrat e tyre zyrtare. Beogradi nuk ka reaguar lidhur me këtë njoftim. Më herët, të paktën gjashtë autobusë nga Kosova u ndaluan për orë të tëra nga policia serbe në një pikë kufitare me Kroacinë fqinje, përpara se të lejoheshin të vazhdonin udhëtimin, sipas pasagjerëve. Autoritetet në Kosovë u bënë thirrje të mërkurën qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër territorin e Serbisë, pasi sipas tyre shteti serb ka bllokuar grupe qytetarësh të Kosovës në vendkalimet kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po ktheheshin nga vendet e Evropës perëndimore në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministria e Punëve të Brendshme kërkuan në një komunikatë të përbashkët që qytetarët “të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”.
Është formuar ditën E Ejte , me datë 18 Prill 2024 në Orën 21:24:40 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.62 Sekonta