Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Gjermane: Perëndimi i kërkon Izraelit të reagojë me maturi.
Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen të martën pasdite (16.04.) për një takim të posaçëm virtual. Në rendin e ditës ka vetëm një pikë: pasojat e sulmit masiv dhe të drejtpërdrejtë iranian ndaj Izraelit. Synimi kryesor është që të mos ketë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, tha Peter Stano, zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të BE, Josep Borrell. Një përshkallëzim i mëtejshëm, pra një sulm hakmarrës nga Izraeli, do të "çonte në prag të një situate të re dhe të paparashikuar në Lindjen e Mesme", tha Peter Stano në Bruksel.Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i hodhi poshtë edhe pretendimet se BE dënon në mënyrë të njëanshme vetëm veprimet e Iranit. "Më 2 prill, ne dënuam pa mëdyshje sulmin ndaj ambasadës iraniane," tha Peter Stano.Irani e justifikoi sulmin e tij masiv kundër Izraelit me goditjen e një ndërtese të ambasadës iranianenë kryeqytetin sirian Damask më 1 prill. Ky sulm, prej të cilit u vranë dy drejtues të Gardës Revolucionare të Iranit, i atribuohet Izraelit. Qeveria izraelite nuk e ka komentuar këtë.Më shumë sanksione?Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë gjatë takimit të tyre mundësi të ndryshme përfshirë dhe ashpërsimin e sanksioneve ose klasifikimin e Gardës Revolucionare iraniane si një organizatë terroriste. Ettore Greco, zëvendësdrejtor i Institutit Italian për Politikën e Jashtme, mendon se kjo nuk do të ndodhë. Tashmë ka sanksione të gjera kundër regjimit të mullahëve iranianë. "Disa shtete mund të duan të ketë më shumë sanksione. Unë nuk e pres një gjë të tillë. Paketa e sanksioneve është tashmë mjaft e madhe. Mund të ketë disa shtesa. Por kjo nuk është vendimtare përderisa situata për momentin është e acaruar edhe pa veprime hakmarrëse”, tha Ettore Greco në një intervistë për Deutsche Welle.BE-ja dhe vendet e G7 kanë vendosur sanksione të ndryshme tregtare kundër Iranit për të parandaluar prodhimin e armëve bërthamore, dronëve dhe teknologjisë së lartë. Sanksione në fuqi ka edhe kundër disa personave dhe institucioneve në Iran për shkak të shkeljeve të ndryshme të të drejtave të njeriut dhe vdekjes së Masha Amini. 20-vjeçarja Masha Amini vdiq në paraburgim në polici në vitin 2022 pasi u arrestua se nuk mbante shami. Vdekja e saj shkaktoi protesta në mbarë Iranin.Edhe G7 dëshiron qetësimin e gjendjes Duke filluar nga e mërkura me situatën në Lindjen e Afërt dhe të Mesme do të merren edhe ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të rëndësishme të industrializuara perëndimore (G7). Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, i bëri thirrje Izraelit që të përgjigjet "me zgjuarsi dhe ashpërsi" ndaj sulmit nga Irani, por jo të përshkallëzojë më tej konfliktin. David Cameron tha se është e rëndësishme izraelitëve t'u bëhet e qartë  se Irani ka dështuar me "veprimet e tij të pamatura dhe të rrezikshme".Mbështetja e Iranit për grupin terrorist Hamas, i cili ende lufton në Rripin e Gazës, është gjithashtu një dështim, tha ministri i Jashtëm britanik. Britania e Madhe dhe SHBA, shteti më i rëndësishëm i G7, do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Izraelit, nëse do të jetë e nevojshme për të zmbrapsur sulmet e mëtejshme ushtarake nga Irani.Pas një video-konference të krerëve të qeverive të G7, Presidenti i SHBA-së Joe Biden bëri të qartë se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në ndonjë sulm hakmarrës nga ana e Izraelit kundër Iranit.A ka efekt presioni politik?As Bashkimi Evropian dhe as G7 nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë as ndaj Iranit as ndaj Izraelit - thotë eksperti i Lindjes së Mesme Julien Barnes-Dacey, që punon në institutin kërkimor ECFR në Bruksel. Izraeli mund t'i injorojë këshillat për mospërshkallëzimin e situatës. "Por pas zbrapjes së sulmit nga Irani Izraeli mund edhe të mendojë, se iranianët janë të dobët dhe se tani mund të jetë momenti që Izraeli të nisë një goditje të madhe dhe të shumëpritur kundër Iranit dhe ndihmësave të tij në rajon”, mendon Julien Barnes-Dacey. Prandaj është e këshillueshme që evropianët të punojnë ngushtë dhe me përkushtim me amerikanët për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshmëm të gjendjes. "Së pari ata duhet të bëjnë presion mbi izraelitët që të mos hakmerren dhe më pas duhet të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim në Gaza”, këshillon eksperti i Lindjes së Mesme.
Është formuar ditën E Merkur , me datë 17 Prill 2024 në Orën 20:23:50 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.68 Sekonta