Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: SHBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të
Kina ka rritur shitjet e pajisjeve të makinerisë, mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera që Moska përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë dhe armë të tjera për luftën e saj kundër Ukrainës, thuhet në një vlerësim të bërë nga Shtetet e Bashkuara.Dy zyrtarë të administratës të presidentit amerikan, Joe Biden, që diskutuan për këto gjetje në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, thanë se më 2023 rreth 90 për qind e mikroelektronikës së Rusisë ishte nga Kina. Këto pajisje Rusia i përdor për të prodhuar raketa, tanke dhe avionë luftarakë. Pothuajse 70 për qind e importeve të Rusisë – në vlerë prej rreth 900 milionë dollarësh – në çerekun e fundit të vitit 2023 ishte nga Kina.Entitetet kineze dhe ruse kanë punuar po ashtu për të prodhuar së bashku dronë brenda Rusisë dhe kompanitë kineze ka gjasa që e kanë furnizuar Rusinë me nitrocelulozën e nevojshme për të prodhuar shtytës të raketave, thanë zyrtarët e administratës Biden.Pekini po ashtu po punon me Rusinë për të përmirësuar satelitët e Moskës dhe aftësitë e tjera të vendosura në hapësirë, me qëllim që të përdoren në Ukrainë. Kjo sipas zyrtarëve do të rrisë, në terma afatgjatë, kërcënimin që Rusia paraqet për gjithë Evropën. Zyrtarët, duke cituar gjetjet e inteligjencës, thanë se SHBA-ja ka përcaktuar po ashtu Kina po i ofron imazhe Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës.
Është formuar ditën E Shtune , me datë 13 Prill 2024 në Orën 21:03:15 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.56 Sekonta