Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Vuçiq i kërkon ndihmë Kinës në OKB.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming, që Kina të mbështesë shtetin e tij “në luftën për të vërtetën para Kombeve të Bashkuara”.Gjatë një takimi me dyer të mbyllura në OKB, të caktuar për 17 prill, do të prezantohet një draft-rezolutë që shpall 11 prillin Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ashtu siç kishte raportuar më herët Zëri i Amerikës.Autoritetet në Beograd, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, mohojnë se është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë më 1995.Pas takimit me ambasadorin kinez më 12 prill, Vuçiq shkoi në Instagram se ishte mirënjohës për “mbështetjen e palëkundur të Kinës për Serbinë në forumet botërore”.“Theksova se në këto kohë të vështira, Serbia vlerëson partneritetin parimor dhe miqësinë e çeliktë, e cila u dëshmua me veprimet në momentet më të vështira”, shtoi ai.Në mbledhjen në OKB, shtetet anëtare mund të shprehin mendimet e tyre në rezolutën përfundimtare, e cila ende është në procesin e hartimit, dhe e cila do të prezantohet para Asamblesë së Përgjithshme në fillim të majit.
Është formuar ditën E Shtune , me datë 13 Prill 2024 në Orën 03:50:01 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.59 Sekonta