Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Policia shqiptare arreston policë e biznesmenë të përfshir&e
Policia në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte njerëz. Në këtë aktivitet të paligjshëm, sipas autoriteteve shqiptare, ishin përfshirë 26 persona, mes të cilëve biznesmenë, por edhe punonjës të policisë.Drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku, tha se gjatë vitit 2023 është shënuar rritje e numrit të shtetasve të pajisur me leje qëndrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për t’u larguar drejt vendeve të tjera në Bashkimin Evropian, qoftë në veri të vendit, por edhe në kufirin jugor me Greqinë.Sipas policisë shqiptare janë identifikuar të paktën pesë subjekte tregtare të cilët siguronin kontrata fiktive pune për këta shtetas, që kryesisht ishin nga Bangladeshi. Më pas, ky grup vijonte me procesin e aplikimit për vizë, e deri në pritjen e këtyre personave në aeroportin e Rinasit, kundrejt një pagese prej 5.000 eurosh për person.Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata ka vendosur që të caktojë masën e sigurimit personal për 26 personat e përfshirë në këtë grup. Ndërkaq, policia ka arrestuar 19 prej tyre, tre të tjerë janë dërguar në arrest shtëpiak, dy janë të detyruar të paraqiten para autoriteteve si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.Të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë 11 biznesmenë dhe katër punonjës policie.Policia shqiptare bëri të ditur se gjatë kontrolleve janë sekuestruar 400.000 euro, 700.000 dollarë amerikanë, 4.000 funte, 520.000 lekë, 13 automjete, 50 telefona, tri pistoleta, 50 fishekë etj.Hetimi u krye nga Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe u shtri në rrethet Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë. Përveç individëve në hetim u vunë edhe biznesmenë të ndryshëm, edhe punonjës policie.Drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku, tha se ky operacion i shërbeu edhe nismës së Policisë së Shtetit për vetëpastrimin e radhëve të saj nga elementë kriminalë.Në hetimin njëvjeçar për këtë rast, sipas policisë, u angazhuan 380 forca policie dhe 60 automjete të strukturave për hetimin e grupeve kriminale.
Është formuar ditën E Shtune , me datë 13 Prill 2024 në Orën 03:48:56 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.61 Sekonta