Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Serbia në fushatë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kundër rez
Zyrtarë të qeverisë serbe thanë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, u ka nisur të premten letër presidentit francez Emanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Sholz dhe udhëheqësve të tjerë evropian për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, megjithë thirrjet perëndimore për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën e cila kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese. Po të premten, presidenti serb takoi ambasadorin kinez në Beograd, Li Ming, për t’i kërkuar mbështetjen e Kinës në përpjekjet e Serbisë kundër miratimit të mundshëm të një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi gjenocidin në Srebrenicë. Presidenti Vuçiç, i ka cilësuar këto dy çështje si “sfida të rënda” para Serbisë. Javën e kaluar urdhëroi qeverinë e tij të themelojë një grup punues për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa Asambleja Parlamentare e këtij mekanizmi pritet të votojë me 16 prill, dhe më pas çështja kalon në Këshillin e Ministrave. Të enjten në mbrëmje presidenti serb i cili mblodhi në Beograd udhëheqësit e qeverisë së tij dhe ata të Republikës Serbe, sërish përvijoi mundësinë qe vendi i tij të tërhiqet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova bëhet anëtare e tij, ndërsa kritikoi ashpër vendet kryesore perëndimore që kritikuan Listën Serbe në Kosovë për shkak të thirrjeve të saj për bojkotimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës.
Është formuar ditën E Shtune , me datë 13 Prill 2024 në Orën 03:03:32 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.69 Sekonta