Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Rusia raportohet se synon të rekrutojë 400.000 ushtarë kët&e
Rusia synon të kontraktojë 400.000 ushtarë të rinj këtë vit, për t’i forcuar forcat e saj që kanë pësuar humbje të mëdha në luftën në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një raport të përditësuar të inteligjencës.Trupat ruse në Ukrainë përbëhen nga ushtarë me kontratë dhe disa rezervistë, të cilët janë mobilizuar në fund të vitit 2022, sipas inteligjencës britanike.Ushtarëve të rekrutuar, të cilët nuk janë të përfshirë ligjërisht në luftë, u bëhet presion që të regjistrohen si ushtarë me kontratë dhe në këtë mënyrë të mund të dërgohen në vijën e parë të frontit.“Rreth 150.000 ushtarë nga mosha 18 deri në 30 vjeç janë planifikuar të rekrutohen këtë pranverë. Ata do të shërbejnë për 12 muaj në të gjitha llojet e forcave të armatosura të Rusisë”, tha inteligjenca britanike.Më 3 prill, zëdhënësi i Kremlinit, Dmytry Peskov, i mohoi zërat për planifikim të mobilizimeve shtesë në Rusi.Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.Sipas disa dokumenteve që kanë rrjedhur nga inteligjenca amerikane në dhjetor të vitit të kaluar, në Ukrainë janë vrarë ose plagosur 315.000 trupa ruse që nga fillimi i luftës.Rusia besohet të ketë humbur edhe mijëra tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë.
Është formuar ditën E Ejte , me datë 11 Prill 2024 në Orën 07:44:49 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.56 Sekonta