Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Ukraina do të ketë 10 herë më pak armatim se Rusia brenda pak javëve, në
UASHINGTON – Komandanti i forcave amerikane në Evropë i tha Kongresit të mërkurën se Ukraina do të ketë 10 herë më pak armatim se Rusia brenda pak javëve, nëse Kongresi nuk gjen një mënyrë që të miratojë dërgimin së shpejti të armatimeve të mëtejshme për Kievin. Gjenerali Christopher Cavoli, kreu i komandës amerikane në Evropë, dhe Celeste Wallander, ndihmës sekretare e mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, dhanë dëshmitë e tyre në Kongres në një periudhë kyçe të përpjekjeve për një votim të mundshëm të ndihmës për Ukrainën, ndërsa nuk ka ndonjë garanci se niveli i ndihmës do të rritet. Ukraina ka filluar futjen në përdorim me kuota të municioneve, ndërsa Kongresi amerikan ka vonuar miratimin e një projektligji për ndihma shtesë prej 60 miliardë dollarësh. “Aktualisht pala ruse përdor pesë herë më shumë municione. Pra, rusët përdorin predha artilerie pesë herë më shumë se ukrainasit. Kjo do të arrijë menjëherë në 10 me 1 për pak javë”, tha gjenerali Cavoli. “Nuk po flasim për muaj. Nuk po flasim në mënyrë hipotetike”. Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson është përpjekur të gjejë një mënyrë për të zhbllokuar procesin e shqyrtimit të projektligjit që do të financionte prodhimin e municioneve të reja nga kompanitë amerikane, duke i dhënë kështu Pentagonit mundësinë që të dërgojë municione të mëtejshme në Ukrainë. Zoti Johnson po bën përpjekje për ta paraqitur projektligjin për votim në Dhomën e Përfaqësuesve, por përballet me shqetësime nga ligjvënësit që përmendin çështje të politikës së brendshme, si sigurimin e kufirit SHBA-Meksikë.
Është formuar ditën E Ejte , me datë 11 Prill 2024 në Orën 07:31:58 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.69 Sekonta