Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Kosova shënon Ditën e Kushtetutës.
Kosova shënon sot Ditën e Kushtetutës, apo aktit më të lartë juridik dhe politik të shtetit.Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill të vitit 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti.Pjesa më e madhe e saj rrjedh nga Plani i Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.Me 14 kapituj dhe 162 nene, Kushtetuta e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe të pandashëm.Në tekst, po ashtu, thuhet se Kosova është shtet laik dhe shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.Kushtetuta mund të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, që nënkupton votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si tërësi dhe votat e dy të tretave të deputetëve nga komunitetet pakicë.
Është formuar ditën E Merkur , me datë 10 Prill 2024 në Orën 18:08:43 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.40 Sekonta