Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Qeveria i bën thirrje Listës Serbe të mos ushtrojë presion n
Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Listës Serbe që, siç tha, të mos përhapë dezinformata dhe të mos u bëjë presion qytetarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës “që duan të jenë pjesë e procesit demokratik të 21 prillit”.Sipas një Udhëzimi Administrativ të Qeverisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar për 21 prill votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.Këtij votimi i parapriu mbledhja e nënshkrimeve për peticionin lidhur me zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, të cilët u zgjodhën dhe morën detyrën në maj, pasi serbët bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar.Peticioni u mbështet edhe nga Lista Serbe, por më 7 prill, kjo parti, që është partia kryesore e serbëve në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e Beogradit, tha se nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit “sepse kryeministri i Kosovës, [Albin] Kurti ka bërë gjithçka që procesi të mos jetë i suksesshëm”.“Ai [votimi i 21 prillit] është rezultat i kërkesës dhe nënshkrimeve të mbledhura nga qytetarë të Republikës së Kosovës, banorë të këtyre katër komunave. Udhëzimi administrativ që parasheh mundësinë e largimit të kryetarëve të komunave, respekton vullnetin politik të qytetarëve”, tha Qeveria e Kosovës përmes një përgjigjeje dërguar Radios Evropa e Lirë.
Është formuar ditën E Marte , me datë 09 Prill 2024 në Orën 23:50:46 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.59 Sekonta