Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: 8 të vrarë, 10 të plagosur nga sulmet ruse në Kharkiv.
Forcat ruse sulmuan gjatë natës Ukrainën me dronë dhe raketa, duke vrarë të paktën tetë persona dhe plagosur të paktën 10 të tjerë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, thanë zyrtarët të shtunën. Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Syniehubov tha se sulmet me raketa në qytet dëmtuan godina banimi, një pikë karburanti, një kopsht fëmijësh, një kafene dhe pikë shitjesh makinash. Rusia goditi me 32 dronë Shahed të prodhuar nga Irani dhe gjashtë raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, sipas komandantit të forcave ajrore. Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan tre raketa kruz dhe 28 dronë, tha në një deklaratë gjeneral lejtnant Mykola Oleshchuk. “Vrasësit rusë vazhdojnë të terrorizojnë ukrainasit dhe të sulmojnë Kharkivin dhe qytete të tjera paqësore”, tha ai. Ushtria ruse nuk ka komentuar mbi sulmet, por tha se Ukraina lëshoi 10 raketa Vampire të shtunën në mëngjes në Rusi. Ato u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore mbi rajonin kufitar rus të Belgorodit, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Në terren në Ukrainë, forcat ruse po përparojnë dhe zmbrapsja e tyre është e vështirë , tha Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës. Ai shtoi se tha se situata në zonën Bakhmut në rajonin pjesërisht të pushtuar të Donetskut në lindje, ishte veçanërisht sfiduese, pasi forcat ruse po sulmojnë pa pushim.
Është formuar ditën E Marte , me datë 09 Prill 2024 në Orën 00:22:10 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.56 Sekonta