Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Sot fillon regjistrimi i popullsisë në Kosovë.
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të fillojë sot, e premte, dhe pritet të zgjasë deri më 17 maj në gjithë vendin.Ky do të jetë regjistrimi i parë i popullsisë prej vitit 2011 dhe për herë të parë do ta përfshijë edhe komunitetin serb në veri të Kosovës.Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tha në uebsajtin e saj se nga e premtja e 5 prillit deri më 10 prill, punonjësit e saj do t’i vizitojnë zonat e banimit dhe banesat, apo shtëpitë e qytetarëve më shumë për t’i shpërndarë materialet si: fletëpalosjen, letrën informuese dhe për t’u njoftuar me Zonën Regjistruese.Gjatë kësaj periudhe do të kryhen intervista me ndonjë ekonomi familjare.Regjistrimi i përgjithshëm pritet të fillojë më 10 prill, sipas saj.ASK-ja tha se të dhënat rekomandohet të merren nga secili anëtar i moshës madhore, mbi 16 vjeç, nëse personat janë të pranishëm gjatë intervistës. Në raste të tjera, një anëtar i ekonomisë familjare mund t’i japë të dhënat.
Është formuar ditën E Shtune , me datë 06 Prill 2024 në Orën 22:59:26 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.75 Sekonta