Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Gjermane: Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia.
Rrjeti u zbulua nga hetimet e shërbimi sekret çek. Kryeministri çek, Petr Fiala, se portali i lajmeve "Zëri i Evropës" me qendër në Pragë ka qenë baza e aktiviteteve, prej nga ku ky rrjet përhap propagandën e tij. Synimi ishte që Bashkimi Evropian të ndalonte së ofruari ndihmë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.E përditshmja çeke "Denik N" njoftoi se portali kishte publikuar deklarata politikanësh nga vende të ndryshme të Evropës, që i bënin thirrje BE-së të ndalonte ndihmën ndaj Ukrainës. Politikanët evropianë që bashkëpunonin me portalin paguheshin me para nga Rusia. Në disa raste thuhet se Rusia ka paguar madje edhe për fushatat e tyre elektorale për zgjedhjet evropiane në qershor.Para në dorë dhe kriptomonedha Sipas hulumtimeve të revistës gjermane "Der Spiegel” paratë u janë dorëzuar politikanëve në dorë  gjatë takimeve personale në Pragë ose u janë paguar në kriptovaluta. Sipas "Der Spiegel" bëhet fjalë për disa qindra-mijëra euro.Pagesa kanë marrë politikanë nga Gjermania, Belgjika, Franca, Hungaria, Holanda dhe Polonia, shkruan "Der Spiegel" duke cituar një burim në Ministrinë e Jashtme Çeke. Sipas të përditshmes çeke "Denik N” e përfshirë ka qenë edhe partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD.Kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet e ardhshme europiane, Maximilian Krah, ka dhënë disa intervista për portalin "Zëri i Europës”. I pyetur nga mediat pas publikimit të akuzave Krah e konfirmoi se ka dhënë intervista, por tha se nuk kishte marrë para për to. Edhe një politikan tjetër i lartë i AfD-së, Petr Bystrom, tha se ka dhënë një intervistë për "Zërin e Europës” por e mohon se është paguar për të.Kryeministri çek Petr Fiala tha se pas faqes "Zëri i Evropës" qëndron oligarku prorus me origjinë ukrainase, Viktor Medvedcuk. Ai u akuzua në Ukrainë për tradhti, por shkoi në Rusi në kuadër të shkëmbimit të të burgosurve. Medvedcuk konsiderohet si njeri i besuar i presidentit rus, Vladimir Putin.
Është formuar ditën E Premte , me datë 29 Mars 2024 në Orën 23:30:53 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.55 Sekonta