Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Moskë.
Agjencia më e lartë ruse e sigurisë, Shërbimi Federal i Sigurisë tha se të paktën 40 vetë u vranë dhe mbi 145 të tjerë u plagosën në një sulm nga persona të armatosur të premten në një sallë koncertesh në Moskë. Salla e koncerteve është djegur gjatë sulmit nga disa persona të armatosur. Shteti Islamik përmes një postimi në platformën Telegram mori pëgjegjësinë për sulmin. Më herët zyrtarët rusë thanë se incidenti po hetohej si sulm terrorist, një nga më vdekjeprurësi në Rusi në shumë vite. Shtetet e Bashkuara kanë informacione zbulimi që konfirmojnë marrjen e përgjegjësisë nga Shteti Islamik për sulmin vdekjeprurëse në Moskë, tha të premten një zyrtar amerikan. Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara e kishin paralajmëruar Rusinë në javët e fundit për mundësinë e një sulmi. Ne i paralajmëruam rusët në mënyrë të duhur , tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, pa dhënë asnjë detaj shtesë.
Është formuar ditën E Shtune , me datë 23 Mars 2024 në Orën 04:31:38 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.63 Sekonta