Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Komisioni Evropian miraton planin e reformave para zgjerimit të bllokut.
Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një dokument për reformat brenda Bashkimit Evropian (BE) para zgjerimit të bllokut 27-anëtarësh.Vendet anëtare u pajtuan që BE-ja të reformohet, në mënyrë që të jetë e gatshme për zgjerimin e radhës, përfshirë në aspektin politik, ligjor dhe financiar.Në këtë plan, të publikuar pas takimit të Kolegjit të Komisionarëve, përfshihen edhe propozimet për integrim gradual të vendeve të ardhshme anëtare, para se ato të bëhen edhe formalisht vende anëtare të bllokut.Dokumenti i miratuar do të duhej të kontribuojë në procesin e reformave të brendshme të BE-së, në mënyrë që ajo të jetë me kohë e gatshme për pranimin e anëtarëve të ri. Kjo, sipas BE-së, duhet të shkoj paralelisht me përgatitjen e vendeve kandidate për t’u bërë anëtare.
Është formuar ditën E Ejte , me datë 21 Mars 2024 në Orën 01:58:56 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.49 Sekonta