Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Orban thotë se është i gatshëm të pushtojë Bruksel
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se është i gatshëm të marshojë në Bruksel dhe të “pushtojë” zemrën e Bashkimit Evropian para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, teksa partitë opozitare mbajtën një protestë antiqeveritare në Budapest.Orban, që është në pushtet që 14 vjet, po shpreson që partia e tij Fidesz të përfitojë nga rritja e mbështetjes për krahun e djathtë në mbarë Evropën, teksa po përgatitet të marrë udhëheqjen e presidencës së BE-së për pjesën e dytë të vitit.Duke folur në një tubim në Budapest në ditën kombëtare të Hungarisë, Orban tha se zgjedhjet evropiane janë shans për të mbështetur Hungarinë.“Nëse ne mbrojmë lirinë dhe sovranitetin e Hungarisë, ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër përpos që të pushtojmë Brukselin”, tha Orban gjatë fjalimit para mbështetësve të tij.“Ne do të marshojmë në Bruksel dhe do të sjellim për vete ndryshimin në BE”.
Është formuar ditën E Premte , me datë 15 Mars 2024 në Orën 21:47:32 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.47 Sekonta