Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: SHBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i japë Rusisë rak
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar Iranin se ekonomitë e mëdha perëndimore do të vendosin sanksione të reja ndaj Teheranit nëse shtyn përpara planin për t’i ofruar raketa balistike Rusisë, për luftën e Moskës kundër Ukrainës.Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, për muaj të tërë ka ngritur alarmin se Rusia po kërkon nga Irani raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, pasi që Moska po përballet me sfida për të mbushur furnizimet e saj të armëve.SHBA-ja ende nuk ka konfirmuar se raketat janë dërguar nga Irani në Rusi. Por, zyrtarët amerikanë janë alarmuar nga deklaratat e zyrtarëve iranianë që sugjerojnë se një marrëveshje për këtë çështje do të ndodhë shpejtë.Një veprim që Grupi i Shtatë ekonomive më të mëdha në botë (G7) po punojnë është që t’ia ndalojnë Iran Air – kompanisë shtetërore të fluturimeve – që të fluturojë për në Evropë, tha një zyrtar i lartë i administratës Biden. Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, nuk tregoi se çfarë sanksionesh do të mund të vendoseshin ndaj Teheranit, por tha se një vendim i mundshëm do të mund të cilësohej si “masa të rëndësishme” ndaj Iranit.
Është formuar ditën E Premte , me datë 15 Mars 2024 në Orën 21:47:27 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.50 Sekonta