Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Izraeli mohon se ka shtënë drejt palestinezëve që po prisnin
Ushtria izraelite tha se palestinezë të armatosur kanë hapur zjarr përderisa turma njerëzish po prisnin kamionët me ndihma në veri të Rripit të Gazës, duke mohuar se ushtarët e saj qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, gjatë incidentit të së enjtes u vranë 21 persona.Një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në fund të shkurtit kur dhjetëra palestinezë u vranë teksa po prisnin për kamionët e mbushur me ushqime në pjesën veriore të Gazës, zonë që ka mungesë të madhe të ndihmave, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - po vazhdon që nga 7 tetori.Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi fajësoi Izraelin për vdekjet në veri të Gazës të enjten. Më 15 mars, ushtria izraelite tha se ka kryer hetimet fillestare dhe ka ardhur në përfundim se trupat e saj nuk kanë shtënë drejt palestinezëve.“Sipas rishikimit tonë, nuk ka pasur të shtëna drejt civilëve në Gazë apo ndaj autokolonës së ndihmës nga forcat tokësore, tanket apo zjarr nga sulmet ajrore , tha ushtria izraelite, duke thënë se drejt civilëve kanë shtënë palestinezët e armatosur.
Është formuar ditën E Premte , me datë 15 Mars 2024 në Orën 21:47:23 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 5. || Është Votuar: 1.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.61 Sekonta