Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Gjermane: BE: Jo diamanteve nga Rusia.
Për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës me fillimin e vitit të ri në Bashkimin Evropian nuk lejohet të importohen më diamante dhe bizhuteri me diamante nga Rusia.Kjo masë ju shtua sanksioneve të miratuara kundër Rusisë në dhjetor 2023 për shkak të luftës agresore kundër Ukrainës. Ky sansksion synon ta privojë qeverinë e Moskës nga një burim i rëndësishëm të ardhurash dhe në këtë mënyrë të kufizojë aftësitë e saj për të financuar luftën kundër Ukrainës.Komisioni i BE-ë kishte vlerësuar së fundmi se të ardhurat e Rusisë nga shitja e diamanteve shkojnë në rreth katër miliardë euro në vit.Ripërtërtije e vazhdueshme e sanksioneveKëshilli Evropian i ka zgjatur dhe shtuar herë pas here masat kufizuese ndaj sektorëve të ndryshëm të ekonomisë së Federatës Ruse. Sanksionet, të cilat përtërihen çdo gjashtë muaj, përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh si tregtinë, financat, industrinë, teknologjinë, transportin dhe mallrat e luksit.Kështu Këshilli Evropian ka vendosur p.sh. reduktimin dhe ndalimin e importit të gazit, të naftës apo të qymyrit nga Rusia, ndalimin e importit të prodhimeve ushqimore, pijeve alkoolike apo lëndës drusore dhe prodhimeve të drurit; ndalimin e anijeve ruse për t'u ankoruar në portet e BE-së dhe mjaft masa të tjera.Sansksioneve kundër Fedreatës Ruse u janë bashkuar edhe mjaft vende jo anëtare të BE-së.
Është formuar ditën E Marte , me datë 02 Janar 2024 në Orën 09:28:54 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.60 Sekonta