Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Papa dënon dhunën ndaj grave.
Papa Françesku dënoi dhunën ndaj grave, teksa foli për Italinë, shtet që po tenton të largohet nga një kulturë e shovinizmit mashkullor që shpesh ka çuar në femicid.Papa kishte bërë më herët disa apele për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Por, fjalët e përdorura për këtë çështje të hënën ishin të parat që kur në nëntor në Itali u vra brutalisht studentja 22-vjeçare, Giulia Cecchettin.Vrasja e saj nxiti protesta dhe në thirrje që respekti për vajzat të futet në programet shkollore që nga cikli i ulët i arsimit.“Çdo shoqëri duhet ta pranojë dhuratën që është gruaja, çdo grua: që ato të respektohen, të mbrohen dhe të dihet se kushdo që e lëndon një grua e përdhos Zotin”, tha Papa.Ligjvënësit italianë në mënyrë unanime kanë mbështetur disa masa që synojnë të ulin dhunën ndaj grave, pasi pas vrasjes së studentes u rihap debati kombëtar për këtë çështje.Ish i dashuri i studentes e ka pranuar vrasjen, tha avokati i tij.Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, mbi 100 gra janë vrarë më 2023, gjysma e të cilave nga partnerët apo ish-partnerët e tyre.
Është formuar ditën E Marte , me datë 02 Janar 2024 në Orën 09:26:27 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.60 Sekonta