Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç në muajin dhjetor.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pushteti synon që vitin e ardhshëm të avancojë skemën, sipas parimit që ata që kanë më pak të ardhura, të përfitojnë më shumë.Deri më tani, Qeveria ka ndarë nga 10 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe nga 20 euro për fëmijët deri në dy vjeç.Kurti është zotuar se në të ardhmen fëmijët do të përfitojnë nga shtesat prej 50 deri 150 euro.Në mbledhjen e parafundit të Qeverisë, Kurti ka thënë se këtë muaj edhe pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro, përveç pensionit të rregullt.Pensionet në Kosovë dallojnë nga 100 deri në 265 euro, varësisht prej kontributit.Nga janari e deri në korrik të këtij viti, Kosova ka shpenzuar mbi 305 milionë euro në përkrahje financiare për personat e pensionuar dhe për ata që janë në skema të ndryshme sociale.Buxheti i paraparë i Kosovës për vitin e ardhshëm pritet të jetë 3.3 miliardë euro, në krahasim me 3.2 miliardë euro sa ishte këtë vit.
Është formuar ditën E Ejte , me datë 14 Dhjetor 2023 në Orën 10:43:06 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.58 Sekonta