Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Gjermane: Goditje e rëndë për imazhin e Putinit.
Asnjë dënim për Jevgeni Prigoshin dhe ushtarët e tij të trupës Wagner, tërheqje në Bjellorusi - për këtë kanë rënë dakord Kremlini dhe kreu i trupës Wagner, Jevgeni Prigoshin. Nga ana e tij Prigoshin i jep fund kryengritjes. Sipas të dhënave, Prigoshin do të shkojë në Bjellorusi, e ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë. Trupat Wagner janë tërhequr nga Rostovi dhe janë kthyer në kampet e tyre. Luftëtarët e trupës Wagner nuk do të ndiqen penalisht. Ujdia u ndërmjetësua nga kreu i shtetit bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Lukashenko ofroi ndihmën e tij, pasi e njeh Prigoshin prej 20 vjetësh.Sipas televizionit gjerman, ARD, Putini do ta ketë të vështirë të shpjegojë zhvillimet e së shtunës në Rusi. "Prigoshin do të shkojë në Bjellorusi, por nuk dihet në cilin funksion." Sipas zëdhënësit, Peskov, Putin nuk do të mbajë një fjalim të ri. Vetëm mëngjesin e së shtunës, Putin foli në fjalim për tradhtarë dhe një thikë pas shpine, dhe tani të gjithë rebelët largohen pa asnjë ndëshkim, shkruan  ARD.Në Rusi është marrë seriozisht marshimi i Prigoshin.Në Moskë u morën masa kundër terrorit, u publikuan pamje si u hapën hendeqe në autostrada, që të pengoheshin trupat  Wagner.Sipas ARD, tolerimi i një ushtrie private si ajo Wagner lidhet me atë që Putini monopolin e pushtetit të shtetit gati e dorëzoi në duar private. Prigoshin u tolerua dhe u lejua të bënte punët e pista. Si në Ukrainë, në Siri, apo Afrikë. Zhvillimet dramatike të së shtunës janë një "goditje e rëndë për imazhin e Putinit".
Është formuar ditën E Diel , me datë 25 Qershor 2023 në Orën 22:58:24 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.66 Sekonta