ArMeKo-PHP

Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund të mos ta kenë kurrë këtë mundësi. Nga një anketim i organizatës AARP mësohet gjithashtu se 70% e tyre janë të shqetësuar nga rritja më e shpejtë e çmimeve, përkundër rritjes së pagave.
Publikuar nga armeko ditën E Diel , me datë 28 Prill 2024 në Orën 18:51:05
3952632 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Studentët e universitetit të ‘Columbia-s’, të cilët u bënë shkak për protesta pro-palestineze në të gjithë vendin, thanë të premten se nuk kishin arritur ndonjë progres në bisedimet me administratorët e universitetit. Studentët thanë se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Publikuar nga armeko ditën E Diel , me datë 28 Prill 2024 në Orën 18:50:19
3982581 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Në Tiranë, Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, mësohet se është përfshirë në një sulm me armë të ftohtë 5 muaj më parë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. Koshaj kallzoi në polici se Andri Ibrahimaj e kërcënoi dhe goditi me një mjet të mprehtë në brinjë dhe në fund të shpinës për shkak të detyrës, më 20 nëntor, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, një institucion në varësi të ministrisë së Financave.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 27 Prill 2024 në Orën 17:11:14
6561987 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Në Shqipëri, të paktën 6 persona u arrestuan ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka nisur që në vjeshtën e vitit 2022, pasi në fshatin Rërëz, në zonën e Beratit u zbuluan 4 sera të cilat përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike. Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot se personat e arrestuar, dyshohet të jenë ndër njerëzit kryesorë që kishin vënë në jetë aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike në serra.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:43:29
6532621 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

VENECIA, Itali – Një program pilot filloi në qytetin italian Venecia që synon të vendosë nën kontroll fluksin e vizitorëve të shumtë që mbërrijnë në këtë qytet turistik dhe të lehtësojë jetën e banorëve. Nga e enjtja vizitorët do të duhet të paguajnë 5 Euro për të hyrë në qytet në ditët më të ngarkuara të vitit.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:38:40
4171387 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara shqyrtoi të enjten kërkesën e ish Presidentit Trump për të shmangur ndjekjen penale lidhur me akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden. Avokatët e zotit Trump argumentuan se ish-presidentët gëzojnë imunitetit absolut për veprimet e tyre ndërsa janë në detyrë.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:36:07
4572578 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Një gjykatë në Beograd dënoi të mërkurën shtatë ish pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave me gjithsej 56 vjet heqje lirie, nën akuzat për krime lufte në fshatrat Lubeniq, Qyshk, Pavlan dhe Zahaç të rajonit të Pejës në Kosovën perëndimore në prill dhe maj 1999, ku u vranë 118 shqiptarë. Gjykata e Lartë në Beograd e dënoi me 20 vjet heqje lirie të akuzuarin Toplica Miladinoviç, komandanti i një njësie ushtarake, për “urdhrin ndaj vartësve të tij për të kryer krime lufte”.
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 25 Prill 2024 në Orën 18:26:32
579839 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Sipas anketave dhe të dhënave të tjera, një prirje prej dekadash drejt ateizmit, e cila ka qenë më e ngadaltë në Amerikë në krahasim me shumë vende të tjera të zhvilluara, duket se po rritet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1965, në një anketë të organizatës Gallup, 70% e pjesëmarrësve thanë se feja është shumë e rëndësishme në jetën e tyre.
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 25 Prill 2024 në Orën 18:07:23
4584638 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Ndihmësi i një deputeti të Parlamentit Evropian të partisë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD), një forcë e së të djathtës ekstreme u arrestua në Gjermani me dyshimin për spiunazh me pasoja të mëdha për llogari të Kinës. Prokurorët, në një deklaratë të publikuar të martën, thanë se Jian G.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:14:32
3893776 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të enjten të bindin Gjykatën e Lartë se klienti i tyre ka imunitet nga ndjekja penale për akte që dyshohet se i ka kryer ndërsa ushtronte detyrën më të lartë shtetërore. Vendimi i Gjykatës së Lartë do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:45:15
4776269 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të martën me gjithsej 62 vjet heqje lirie gjashtë persona për përdhunimin e një të miture në vitin 2022. “Të akuzuarit B.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:44:46
2371044 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Senati miratoi me shumicë dërrmuese të martën ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke e çuar projekt-ligjin një hap më pranë nënshkrimit pas muajsh vonesash dhe debatesh të brendshme mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare. Projekt-ligji u miratua me një shumicë 79 vota pro dhe 18 kundër, një shumicë komode.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:44:15
4581780 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të martën se ka arritur një marrëveshje për t’u paguar një dëmshpërblim prej 138. 7 milionë dollarësh mbi 100 personave që akuzuan FBI-në për gabime të rënda në hetimet e tyre lidhur me akuzat për sulme seksuale kundër Larry Nassarit në vitet 2015 dhe 2016.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:43:50
3923454 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u përfshinë në shkëmbime të rrepta në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përballja e tyre pasoi një periudhë tensionesh ndërmjet dy vendeve dhe ndodhi një ditë pas bojkotimit të procesit të votimit nga serbët lokalë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë që duhej t’u hapnin rrugën zgjedhjeve të reja.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 23 Prill 2024 në Orën 12:20:54
57569 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Ka filluar puna për ndërtimin e një linjë hekurudhore me vlerë prej 12 miliardë dollarësh, për trena me shpejtësi të lartë, mes Las Vegasit dhe Los Anxhelesit, thanë zyrtarët të hënën, mes parashikimeve që duke nisur nga viti 2028, miliona vetë do të blinin bileta pasagjerësh. “Njerëzit kanë ëndërruar për dekada të tëra që të ketë trena me shpejtësi të lartë në Amerikë”, tha Sekretari i Transportit Pete Buttigieg përmes një deklarate që përkoi me një ceremoni në terminalin e ardhshëm, që pritet të ndërtohet në rrugën e njohur “Las Vegas Strip”.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 23 Prill 2024 në Orën 12:19:59
6741803 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Universiteti i Kolumbias ka anulluar mësimin në auditorë, dhjetëra protestues u arrestuan në Universitetin Yale dhe dyert e Universitetit të Harvardit u mbyllën të hënën për publikun. Disa nga universitetet më prestigjioze amerikane u përpoqën të qetësojnë tensionin në kampuset universitare të krijuara për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 23 Prill 2024 në Orën 12:17:39
4391843 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump, njoftoi agjencia Reuters duke cituar gazetarët e rrjetit televiziv CNN. Gazetarët e CNN-it thanë se panë një burrë të përfshirë nga flakët për më shumë se tre minuta.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 01:10:18
3941345 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi, ka filluar hetimet lidhur me kërcënimet në internet drejtuar ambasadorit amerikan në Beograd Christopher Hill. Kërcënimet pasuan një vizitë të ambasadorit amerikan me 15 prill në Fakultetin Filozofik në Novi Sad, ku u takua me profesorin e atij fakulteti dhe gazetarin Dinko Gruhonjiç, të cilin grupet e djathta në Serbi e akuzojnë për “përhapjen e urrejtjes” në paraqitjet e tij publike, në të cilat ai kritikon rritjen e nacionalizimit në Serbi.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 01:09:35
607404 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Zyrtarët bullgarë të doganës njoftuan se kanë sekuestruar 403 kilogramë heroinë, të zbuluara në një kamion me targa turke, i cili udhëtonte nga Irani drejt Evropës Perëndimore. 618 pakot e drogës ishin fshehur brenda 156 dyshekëve të deklaruar zyrtarisht që transportonte kamioni.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 01:04:31
366781 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Jos Ubels ka një fermë lopësh në rrafshinën veriore të Holandës. Tufës së tij me mbi 300 kokë, i është shtuar një viç i ri.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 19 Prill 2024 në Orën 17:23:16
2063915 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)



Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.55 Sekonta