ArMeKo-PHP

Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi se ka thirrur për sqarime të ngarkuarin me detyrë të Ambasadës ruse – zyrtarin kryesor të ambasadës së Rusisë – lidhur me akuzat se agjencia e zbulimit ushtarak rus që nga viti i kaluar ka kryer sulme kibernetike ndaj partisë së koalicionit qeverisës së Gjermanisë. Gjatë një konferencë shtypi të premten, zëdhënësi i qeverisë federale Wolfgang Buchner u tha gazetarëve se agjencitë gjermane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se agjencia ushtarake ruse e zbulimit GRU është përgjegjëse për sulmin kibernetik të vitit 2023 ndaj Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë (SPD).
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 04 Maj 2024 në Orën 18:48:56
7312013 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Partia Konservatore në pushtet në Britani pësoi humbje të madhe në zgjedhjet lokale të premten, duke forcuar më tej pritshmëritë se Partia Laburiste do të kthehet në pushtet pas 14 vjetësh. Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar pritet të mbahen në muajt e ardhshëm.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 04 Maj 2024 në Orën 18:48:00
3655667 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Ligjvënësi amerikan Henry Cuellar dhe bashkëshortja e tij akuzohen për marrje të një ryshfeti prej 600 mijë dollarësh në dy skema, që kishin për qëllim të sillnin përfitime për një kompani energjetike në pronësi të Azerbajxhanit dhe një bankë të paidentifikuar në Meksikë, thuhet në dokumentet e gjykatës të publikuara të premten. Sipas padisë, paratë ishin pastruar përmes kontratave të një kompanie “fantazmë” në pronësi të Imelda Cuellar, bashkëshortes së ligjvënësit, nga dhjetori 2014 deri të paktën në nëntor të vitit 2021.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 04 Maj 2024 në Orën 18:47:27
6483227 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë javën e ardhshme, ndërsa Pekini përpiqet të ketë një rol më të madh në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili ka tronditur sigurinë politike dhe ekonomike globale. Vizita e presidentit kinez, që është njëkohësisht edhe drejtues i Partisë Komuniste, është e para në pesë vite dhe “do të injektojë një ritëm të ri në zhvillimin paqësor të botës”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian gjatë një konference për shtypin të hënën.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 30 Prill 2024 në Orën 22:40:35
640339 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i dha fund të hënën spekulimeve mbi të ardhmen e tij duke njoftuar se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë “madje edhe më i fortë”. Zoti Sánchez tronditi Spanjën të mërkurën e kaluar kur njoftoi se do të merrte 5 ditë kohë për të menduar mbi të ardhmen e tij, pas vendimit të gjykatës për nisjen e hetimeve paraprake ndaj bashkëshortes së tij mbi dyshimet për korrupsion.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 30 Prill 2024 në Orën 18:55:46
5114247 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Bidzina Ivanishvili, themeluesi miliarder me ndikim i partisë në pushtet të Gjeorgjisë, akuzoi Perëndimin për ndërhyrje në Gjeorgji në një fjalim të rrallë në një tubim në mbështetje të projektligjit “për agjentët e huaj” që ka shkaktuar një krizë politike në vendin e Kaukazeve Jugore. Zoti Ivanishvili, i cili shërbeu si kryeministër i Gjeorgjisë në periudhën 2012-2013 dhe vazhdon të ushtrojë ndikim brenda partisë qeverisëse “Ëndrra Gjeorgjiane”, tha se Gjeorgjia dhe Ukraina ishin trajtuar si mish për top nga vendet perëndimore, agjencitë e zbulimit të të cilave ai i akuzoi për ndërhyrje politike në vend.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 30 Prill 2024 në Orën 18:52:49
7321941 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund të mos ta kenë kurrë këtë mundësi. Nga një anketim i organizatës AARP mësohet gjithashtu se 70% e tyre janë të shqetësuar nga rritja më e shpejtë e çmimeve, përkundër rritjes së pagave.
Publikuar nga armeko ditën E Diel , me datë 28 Prill 2024 në Orën 18:51:05
3952632 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Studentët e universitetit të ‘Columbia-s’, të cilët u bënë shkak për protesta pro-palestineze në të gjithë vendin, thanë të premten se nuk kishin arritur ndonjë progres në bisedimet me administratorët e universitetit. Studentët thanë se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Publikuar nga armeko ditën E Diel , me datë 28 Prill 2024 në Orën 18:50:19
3982581 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Në Tiranë, Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, mësohet se është përfshirë në një sulm me armë të ftohtë 5 muaj më parë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. Koshaj kallzoi në polici se Andri Ibrahimaj e kërcënoi dhe goditi me një mjet të mprehtë në brinjë dhe në fund të shpinës për shkak të detyrës, më 20 nëntor, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, një institucion në varësi të ministrisë së Financave.
Publikuar nga armeko ditën E Shtune , me datë 27 Prill 2024 në Orën 17:11:14
6561987 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Në Shqipëri, të paktën 6 persona u arrestuan ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka nisur që në vjeshtën e vitit 2022, pasi në fshatin Rërëz, në zonën e Beratit u zbuluan 4 sera të cilat përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike. Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot se personat e arrestuar, dyshohet të jenë ndër njerëzit kryesorë që kishin vënë në jetë aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike në serra.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:43:29
6532621 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

VENECIA, Itali – Një program pilot filloi në qytetin italian Venecia që synon të vendosë nën kontroll fluksin e vizitorëve të shumtë që mbërrijnë në këtë qytet turistik dhe të lehtësojë jetën e banorëve. Nga e enjtja vizitorët do të duhet të paguajnë 5 Euro për të hyrë në qytet në ditët më të ngarkuara të vitit.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:38:40
4171387 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara shqyrtoi të enjten kërkesën e ish Presidentit Trump për të shmangur ndjekjen penale lidhur me akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden. Avokatët e zotit Trump argumentuan se ish-presidentët gëzojnë imunitetit absolut për veprimet e tyre ndërsa janë në detyrë.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:36:07
4572578 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Një gjykatë në Beograd dënoi të mërkurën shtatë ish pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave me gjithsej 56 vjet heqje lirie, nën akuzat për krime lufte në fshatrat Lubeniq, Qyshk, Pavlan dhe Zahaç të rajonit të Pejës në Kosovën perëndimore në prill dhe maj 1999, ku u vranë 118 shqiptarë. Gjykata e Lartë në Beograd e dënoi me 20 vjet heqje lirie të akuzuarin Toplica Miladinoviç, komandanti i një njësie ushtarake, për “urdhrin ndaj vartësve të tij për të kryer krime lufte”.
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 25 Prill 2024 në Orën 18:26:32
579839 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Sipas anketave dhe të dhënave të tjera, një prirje prej dekadash drejt ateizmit, e cila ka qenë më e ngadaltë në Amerikë në krahasim me shumë vende të tjera të zhvilluara, duket se po rritet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1965, në një anketë të organizatës Gallup, 70% e pjesëmarrësve thanë se feja është shumë e rëndësishme në jetën e tyre.
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 25 Prill 2024 në Orën 18:07:23
4584638 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Ndihmësi i një deputeti të Parlamentit Evropian të partisë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD), një forcë e së të djathtës ekstreme u arrestua në Gjermani me dyshimin për spiunazh me pasoja të mëdha për llogari të Kinës. Prokurorët, në një deklaratë të publikuar të martën, thanë se Jian G.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:14:32
3893776 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të enjten të bindin Gjykatën e Lartë se klienti i tyre ka imunitet nga ndjekja penale për akte që dyshohet se i ka kryer ndërsa ushtronte detyrën më të lartë shtetërore. Vendimi i Gjykatës së Lartë do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:45:15
4776269 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të martën me gjithsej 62 vjet heqje lirie gjashtë persona për përdhunimin e një të miture në vitin 2022. “Të akuzuarit B.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:44:46
2371044 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Senati miratoi me shumicë dërrmuese të martën ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke e çuar projekt-ligjin një hap më pranë nënshkrimit pas muajsh vonesash dhe debatesh të brendshme mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare. Projekt-ligji u miratua me një shumicë 79 vota pro dhe 18 kundër, një shumicë komode.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:44:15
4581780 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të martën se ka arritur një marrëveshje për t’u paguar një dëmshpërblim prej 138. 7 milionë dollarësh mbi 100 personave që akuzuan FBI-në për gabime të rënda në hetimet e tyre lidhur me akuzat për sulme seksuale kundër Larry Nassarit në vitet 2015 dhe 2016.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:43:50
3923454 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u përfshinë në shkëmbime të rrepta në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përballja e tyre pasoi një periudhë tensionesh ndërmjet dy vendeve dhe ndodhi një ditë pas bojkotimit të procesit të votimit nga serbët lokalë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë që duhej t’u hapnin rrugën zgjedhjeve të reja.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 23 Prill 2024 në Orën 12:20:54
57569 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)



Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.73 Sekonta