ArMeKo-PHP

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në Kiev më 29 prill.Gjatë vizitës, ai tha se armët dhe municionet në Ukrainë do të nisin të arrijnë në shtet, përderisa pranoi se aleatët perëndimorë kanë dështuar të mbajnë premtimet sa i përket mbështetjes ushtarake për Ukrainën.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 30 Prill 2024 në Orën 22:43:50
425730 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se Bashkimit Evropian i duhet një buxhet më ambicioz në të ardhmen, në mënyrë që të realizojë qëllimet e veta politike. Ndërkaq, sa i përket ndikimit që do të ketë zgjerimi i bllokut në buxhetin e BE-së, Pllenkoviq tha se “pranimi i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk do të jetë ndonjë barrë e madhe financiare për BE-në, por pranimi i Ukrainës do të jetë ndryshe .
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 30 Prill 2024 në Orën 18:57:24
5271844 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Prokurorët gjermanë thanë se nuk e përjashtojnë mundësinë që vrasja e dy ushtarëve ukrainas gjatë fundjavës mund të ketë pasur motive politike, teksa theksuan se kanë arrestuar një qytetar rus që dyshohet se ka therur për vdekje dy ushtarët.Dy ushtarët – që po rikuperoheshin në jug të Gjermanisë – u gjetën jashtë një qendre tregtare në një qytet në Bavari mbrëmjen e së shtunës.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 30 Prill 2024 në Orën 18:56:49
4851153 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Policia ruse e ka arrestuar Aleksandr Fomin, njërin prej bashkëthemeluesve të kompanisë së ndërtimit Olympcitsy, pasi ai dyshohet se i ka dhënë ryshfet zëvendësministrit rus të Mbrojtjes, Timur Ivanov.Gjykata e Qarkut e Moskës mori vendim që ai të mbahet në paraburgim së paku deri më 23 qershor.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:58:38
382357 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Rusia do të përfundojë e mposhtur nëse kryen sulm kundër NATO-s, por aleanca ushtarake duhet ta përforcojë mbrojtjen gjithsesi, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, të enjten në Parlamentin e vendit.Sikorski i bëri këto komente duke e përshkruar drejtimin e ri që ka marrë Qeveria e kryeministrit Donald Tusk.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:52:58
408465 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Lagumxhija për televizonin N1.“Në këtë moment, ne e dimë që seanca nuk do të mbahet më 2 maj, pasi sot po e dërgojmë tekstin e rezolutës për rishikim për të parë nëse shtetet e OKB-së kanë propozime të tjera për tekstin.
Publikuar nga armeko ditën E Premte , me datë 26 Prill 2024 në Orën 07:47:47
477214 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat përreth Pejës më 1999.Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill, edhe gjashtë ish-pjesëtar të Ushtrisë Jugosllave u dënuan me krime lufte.
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 25 Prill 2024 në Orën 18:27:38
409625 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Forca ruse kanë filluan të tërhiqen nga rajoni Nagorno-Karabak i Azerbajxhanit, ku kanë qenë të vendosura si trupa paqeruajtëse prej përfundimit të një lufte më 2020, njoftuan zyrtarët e të dyjave vendeve të martën.Gjatë një konference me gazetarë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i konfirmoi raportimet për tërheqjen e trupave ruse, por nuk dha hollësi të tjera.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:25:51
461461 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Turqia, Irani dhe dy vende të Gjirit kanë nënshkruar një deklaratë për të forcuar lidhjet tregtare përmes një korridori të ri ekonomik në vlerë të miliardë dollarëve, për ndërtim të rrugëve dhe hekurudhave.Përfaqësuesit e këtyre shteteve kanë nënshkruar një deklaratë për jetësim të këtij synimi përgjatë vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan të hënën në Irak, ka thënë zyra e kryeministrit irakian, Mohammed al-Sudani, të martën.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:25:24
5531208 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të martën se Franca i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në kontekst të rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.Macron ka shprehur keqardhje edhe për dështimin e votimeve të 21 prillit në veri të Kosovës, për largim ose jo të kryetarëve, dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të reja, me pjesëmarrje të komunitetit serb.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:25:07
582726 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

David Pecker, ish-botues i tabloidit, National Enquirer, njëherësh dëshmitari i parë në gjyqin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për blerje të heshtjes së një ylli të pornografisë, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, ka thënë të martën se ai e ka përdorur tabloidin për t’i shtypur rrëfimet që kanë mundur të dëmtojnë fushatën e Trumpit.Pecker, 72-vjeçar, ka dëshmuar para një gjykate në Nju Jork, se i ka paguar dy gra që kanë tregur për sjellje të këqija seksuale të Trumpit, mirëpo nuk i ka publikuar kurrë rrëfimet e tyre.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:24:41
659669 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, ka thënë të hënën se në veriun e Kosovës duhet të organizohen shpejt zgjedhje, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve, për t’i zgjedhur kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe.“Franca rikujton se tërheqja e kryetarëve të zgjedhur me vetëm 3 për qind të votave, do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri, dhe do të jetë shenjë e shtensionimit të situatës”.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:46:47
6041703 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka falënderuar forcat e armatosura të shtetit të tij për sulmin ndaj Izraelit, që Teherani kreu më herët gjatë këtij muaji, duke thënë se shteti demonstroi fuqinë e tij, pavarësisht se sa caqe u goditën.Më 13 prill, Irani lëshoi drejt Izraelit mbi 300 raketa dhe dronë.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:23:15
403615 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Forcat izraelite vranë të paktën 14 palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun e pushtuar Perëndimor, ndërkaq një shofer i autoambulancës u vra teksa po bartte të plagosurit nga një sulm i ndarë nga kolonët hebrenj, thanë autoritetet palestineze.Forcat izraelite nisën një bastisje të madhe të premten në zonën e Nur Shams, afër qytetit Tulkarm, dhe shkëmbimi i zjarrit vazhdoi edhe të shtunën.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:17:06
489422 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ka konsideruar farsë procesin e votimit në katër komunat veriore, me shumicë serbe, për largim ose jo të kryetarëve komunalë.Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë​ të dielën se iniciativa për largimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:14:35
525320 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar si fatkeqësi bojkotimin e procesit të votimit nga serbët lokalë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, dhe sipas saj, kështu “Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër .“Edhe njëherë, [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:14:11
492632 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se rezultatet e votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe tregojnë se nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë.Sipas tij, “20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin, për të iniciuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:11:56
448796 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet mbështetje për viktimat, duhet të parandalohet mohimi i gjenocidit dhe duhet të dënohet glorifikimi i kriminelëve të luftës, për t’i parandaluar gjenocidet dhe krimet e luftës në të ardhmen.Këtë e kanë bërë të ditur Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq, anëtarë të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Kombeve të Bashkuara më 19 prill në Nju Jork.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:10:29
57069 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Teherani ka minimizuar madhësinë dhe ndikimin e një sulmi të raportuar ajror izraelit ndaj caqeve brenda Iranit.Ky sulm i raportuar izraelit dukej se ishte në shenjë hakmarrjeje ndaj një sulmi të paprecedent ajror që Teherani kreu fundjavën e kaluar ndaj armikut të tij të përbetuar, në mes të sinjaleve se një përshkallëzim i konfliktit është shmangur.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 01:43:48
44269 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)

ArMeKo-PHP

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje palestinezëve që të bashkohen, në mes të luftës të Izraelit në Gazë.Këtë deklaratë ai e bëri pasi zhvilloi një takim, që zgjati disa orë, me shefin e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Ismail Haniyeh, në Stamboll më 20 prill.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 01:35:38
454698 bytes dhe ka | komentë | dhe numri i votave është: 0)



Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.81 Sekonta