kortoci.de: ArMeKo-PHP

Kërko tek ky titull:   
[ Kthehu në kryefaqe | Zgjidh një Argument të Ri ]

ArMeKo-PHP: Prirja drejt ateizmit në SHBA.

Sipas anketave dhe të dhënave të tjera, një prirje prej dekadash drejt ateizmit, e cila ka qenë më e ngadaltë në Amerikë në krahasim me shumë vende të tjera të zhvilluara, duket se po rritet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1965, në një anketë të organizatës Gallup, 70% e pjesëmarrësve thanë se feja është shumë e rëndësishme në jetën e tyre.
Publikuar nga armeko ditën E Ejte , me datë 25 Prill 2024 në Orën 18:07:23
7114638 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku.

Forca ruse kanë filluan të tërhiqen nga rajoni Nagorno-Karabak i Azerbajxhanit, ku kanë qenë të vendosura si trupa paqeruajtëse prej përfundimit të një lufte më 2020, njoftuan zyrtarët e të dyjave vendeve të martën.Gjatë një konference me gazetarë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i konfirmoi raportimet për tërheqjen e trupave ruse, por nuk dha hollësi të tjera.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:25:51
699461 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Një korridor i ri ekonomik planifikohet të lidhë Turqinë me

Turqia, Irani dhe dy vende të Gjirit kanë nënshkruar një deklaratë për të forcuar lidhjet tregtare përmes një korridori të ri ekonomik në vlerë të miliardë dollarëve, për ndërtim të rrugëve dhe hekurudhave.Përfaqësuesit e këtyre shteteve kanë nënshkruar një deklaratë për jetësim të këtij synimi përgjatë vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan të hënën në Irak, ka thënë zyra e kryeministrit irakian, Mohammed al-Sudani, të martën.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:25:24
7911208 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Koso

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të martën se Franca i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në kontekst të rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.Macron ka shprehur keqardhje edhe për dështimin e votimeve të 21 prillit në veri të Kosovës, për largim ose jo të kryetarëve, dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të reja, me pjesëmarrje të komunitetit serb.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:25:07
832726 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Publikuesi i një tabloidi pranon se i ka shtypur rrëfimet që do t

David Pecker, ish-botues i tabloidit, National Enquirer, njëherësh dëshmitari i parë në gjyqin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për blerje të heshtjes së një ylli të pornografisë, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, ka thënë të martën se ai e ka përdorur tabloidin për t’i shtypur rrëfimet që kanë mundur të dëmtojnë fushatën e Trumpit.Pecker, 72-vjeçar, ka dëshmuar para një gjykate në Nju Jork, se i ka paguar dy gra që kanë tregur për sjellje të këqija seksuale të Trumpit, mirëpo nuk i ka publikuar kurrë rrëfimet e tyre.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:24:41
897669 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Gjermani, arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti, dyshohet se spiunoi për K

Ndihmësi i një deputeti të Parlamentit Evropian të partisë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD), një forcë e së të djathtës ekstreme u arrestua në Gjermani me dyshimin për spiunazh me pasoja të mëdha për llogari të Kinës. Prokurorët, në një deklaratë të publikuar të martën, thanë se Jian G.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 15:14:32
6423776 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Franca: Duhet të organizohen shpejt zgjedhje në veri të Kosov&eum

Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, ka thënë të hënën se në veriun e Kosovës duhet të organizohen shpejt zgjedhje, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve, për t’i zgjedhur kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe.“Franca rikujton se tërheqja e kryetarëve të zgjedhur me vetëm 3 për qind të votave, do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri, dhe do të jetë shenjë e shtensionimit të situatës”.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:46:47
8421703 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Gjykata e Lartë do të dëgjojë të enjten pretendimet e zotit Trump se gëz

Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të enjten të bindin Gjykatën e Lartë se klienti i tyre ka imunitet nga ndjekja penale për akte që dyshohet se i ka kryer ndërsa ushtronte detyrën më të lartë shtetërore. Vendimi i Gjykatës së Lartë do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:45:15
7306269 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: 62 vjet heqje lirie për gjashtë persona që përdhunuan një vajzë të mitu

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të martën me gjithsej 62 vjet heqje lirie gjashtë persona për përdhunimin e një të miture në vitin 2022. “Të akuzuarit B.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:44:46
4901044 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Ndihma për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin pret nënshkrimin e presidentit B

Senati miratoi me shumicë dërrmuese të martën ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke e çuar projekt-ligjin një hap më pranë nënshkrimit pas muajsh vonesash dhe debatesh të brendshme mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare. Projekt-ligji u miratua me një shumicë 79 vota pro dhe 18 kundër, një shumicë komode.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:44:15
7111780 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: SHBA, 138.7 milionë dollarë dëmshpërblim për viktimat e abuzimit seksual

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të martën se ka arritur një marrëveshje për t’u paguar një dëmshpërblim prej 138. 7 milionë dollarësh mbi 100 personave që akuzuan FBI-në për gabime të rënda në hetimet e tyre lidhur me akuzat për sulme seksuale kundër Larry Nassarit në vitet 2015 dhe 2016.
Publikuar nga armeko ditën E Merkur , me datë 24 Prill 2024 në Orën 11:43:50
6453454 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Serbia dhe Kosova përballë njëra tjetrës në Këshillin e Sigurimit të OK

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u përfshinë në shkëmbime të rrepta në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përballja e tyre pasoi një periudhë tensionesh ndërmjet dy vendeve dhe ndodhi një ditë pas bojkotimit të procesit të votimit nga serbët lokalë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë që duhej t’u hapnin rrugën zgjedhjeve të reja.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 23 Prill 2024 në Orën 12:20:54
82869 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: SHBA, Fillojnë punimet për ndërtimin e një linje hekurudhore për trena t

Ka filluar puna për ndërtimin e një linjë hekurudhore me vlerë prej 12 miliardë dollarësh, për trena me shpejtësi të lartë, mes Las Vegasit dhe Los Anxhelesit, thanë zyrtarët të hënën, mes parashikimeve që duke nisur nga viti 2028, miliona vetë do të blinin bileta pasagjerësh. “Njerëzit kanë ëndërruar për dekada të tëra që të ketë trena me shpejtësi të lartë në Amerikë”, tha Sekretari i Transportit Pete Buttigieg përmes një deklarate që përkoi me një ceremoni në terminalin e ardhshëm, që pritet të ndërtohet në rrugën e njohur “Las Vegas Strip”.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 23 Prill 2024 në Orën 12:19:59
9271803 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Protesta në mbështetje të palestinezëve dhe tensione në kampuset e univer

Universiteti i Kolumbias ka anulluar mësimin në auditorë, dhjetëra protestues u arrestuan në Universitetin Yale dhe dyert e Universitetit të Harvardit u mbyllën të hënën për publikun. Disa nga universitetet më prestigjioze amerikane u përpoqën të qetësojnë tensionin në kampuset universitare të krijuara për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin.
Publikuar nga armeko ditën E Marte , me datë 23 Prill 2024 në Orën 12:17:39
7041843 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Amerikane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Khamenei thotë se Irani demonstroi fuqinë e tij kundër Izraelit.

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka falënderuar forcat e armatosura të shtetit të tij për sulmin ndaj Izraelit, që Teherani kreu më herët gjatë këtij muaji, duke thënë se shteti demonstroi fuqinë e tij, pavarësisht se sa caqe u goditën.Më 13 prill, Irani lëshoi drejt Izraelit mbi 300 raketa dhe dronë.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:23:15
653615 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Të paktën 14 palestinezë të vrarë në Bregun Per&eu

Forcat izraelite vranë të paktën 14 palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun e pushtuar Perëndimor, ndërkaq një shofer i autoambulancës u vra teksa po bartte të plagosurit nga një sulm i ndarë nga kolonët hebrenj, thanë autoritetet palestineze.Forcat izraelite nisën një bastisje të madhe të premten në zonën e Nur Shams, afër qytetit Tulkarm, dhe shkëmbimi i zjarrit vazhdoi edhe të shtunën.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:17:06
727422 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Lista Serbe: U tregua unitet i lartë i popullit serb.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ka konsideruar farsë procesin e votimit në katër komunat veriore, me shumicë serbe, për largim ose jo të kryetarëve komunalë.Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë​ të dielën se iniciativa për largimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, ka dështuar, pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:14:35
763320 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës pas voti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar si fatkeqësi bojkotimin e procesit të votimit nga serbët lokalë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, dhe sipas saj, kështu “Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër .“Edhe njëherë, [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:14:11
730632 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Kurti: Nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë n&eum

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se rezultatet e votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe tregojnë se nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë.Sipas tij, “20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin, për të iniciuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:11:56
686796 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni

ArMeKo-PHP: Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet global

Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet mbështetje për viktimat, duhet të parandalohet mohimi i gjenocidit dhe duhet të dënohet glorifikimi i kriminelëve të luftës, për t’i parandaluar gjenocidet dhe krimet e luftës në të ardhmen.Këtë e kanë bërë të ditur Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq, anëtarë të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Kombeve të Bashkuara më 19 prill në Nju Jork.
Publikuar nga armeko ditën E Hane , me datë 22 Prill 2024 në Orën 02:10:29
80869 bytes dhe ka | 0 komente | Mediet Europiane | dhe numri i votave është: 0 Lexojeni


Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.80 Sekonta