Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Arrestime në Vlorë për rreth 1 ton narkotikë.
Policia shqiptare tha se arrestoi në Vlorë dy persona që akuzohen për trafikim të një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike drejt Italisë përmes hapësirës detare. Sasia e drogës u bllokua të martën gjatë një operacioni ndërkombëtar të policisë shqiptare dhe rojës bregdetare italiane. Sipas të dhënave zyrtare dy të rinj 39 vjeç dhe 33 vjeç me banim në Vlorë janë arrestuar në flagrancë pas një hetimi të shtrirë në Fier, Vlorë, Lezhë dhe Elbasan. Policia nuk ka dhënë hollësi se ku u sigura lënda narkotike dhe sa ishte saktësisht sasia e saj, ndërsa burimet jo zyrtare folën për rreth 1 ton marijuanë të sekuestruar. Mëngjesin e së martës policia shqiptare dhe roja bregdetare italiane “Guardia di Finanza” zbuluan një gomone disa milje në det dhe më pas u vunë në ndjekje të trafikantëve. Ndjekja e tyre nga mjetet policore të lundrimit i ka detyruar ata të futen në Grykëderdhjen e Lumit Vjosa, në zonën midis Fierit dhe Vlorës ku kanë braktisur një gomone 10 metër të gjatë dhe super të shpejtë dhe kanë arritur të largohen. Policia sekuestroi në zonë mjetin lundrues, dy automjete që kishin transportuar lëndën narkotike dhe rreth 1 ton marijuanë. Sasi lëndësh narkotike vijojnë të transportohen nga Shqipëria, si përmes hapësirës detare drejt Italisë dhe kufirit tokësor drejt Greqisë. Rrjetet e tarfikut të narkotikëve vijojnë të shfrytëzojnë sasi marijuane të kultivuara viteve të shkuara në Shqipëri, por edhe gjatë vitit 2018 kur, sipas vlerësimeve policore shqiptare, kultivimi i marijuanës shënoi një rënie të ndjeshme.
Është formuar ditën E Ejte , me datë 24 Janar 2019 në Orën 14:07:37 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.18 Sekonta