Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: PD: Pushteti po favorizon një ish trafikant droge..
Kjo kompani, siç deklaroi eksperti ligjor Gazmend Bardhi, është në pronësi 100 për qind e Edmond Begës, i dënuar në Itali për trafik droge. Në vitin 2017, sipas Partisë Demokratike, shtrati i Lanës është ndryshuar në mënyrë që të mos prekte sipërfaqen ku pritet të ndërtohet një kompleks rezidencial nga Bego, projekt me një vlerë fillestare që sipas zotit Bardhi shkon në 60 milion euro dhe që është në pritje të lejes nga Bashkia e Tiranës. Sipas PD-së, ndërhyrja për të devijuar shtratin e Lanës, do të çojë në prishjen e të paktën 200 banesave, një pjesë e mirë e të cilave janë procesin e legalizimit. Gjithshka sipas opozitës është bërë për të favorizuar Begon, i konsideruar si një mik i deputetit socialist Taulant Balla. Ky i fundit ka pranuar publikisht se ka njohje familjare me Begon. Deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi sot që Prokuroria të hetojë mbi këtë rast. KJo është sipas saj një provë e qartë se si po pastrohen paratë. MInistria e Financave reagoi duke akuzuar Partinë Demokratike se po mashtronte. “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe më pas Ministria e Financave, nuk ka lidhur asnjë kontratë me personin apo kompaninë në fjalë. Kërkesa për privatizim, është bërë dhe miratuar në vitin 2007, me firmën e Ministrit Genc Ruli. Në vitin 2016 Ministria e Financave finalizoi procesin e shitjes me trashëgimtarët e ligjshëm të truallit, ku asnjë nga personat e palës blerëse nuk rezulton të jetë z. Bego”, theksonte deklarata e Ministrisë.Në Shqipëri, Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj se kanë ndryshuar planin urbanistik të Tiranës për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi residencial nga biznesmeni Edmond Bego, I dënuar më parë për trafik droge në ItaliSipas Partisë Demokratike, në vitin 2016, me firmën e ministrit të Financave Arben Ahmetaj, është privatizuar në periferi të Tiranës, zona e njohur si ish Serat. Me Planin Urbanistik të vitit 2013 projekti për sistemimin e Lanës prekte një pjesë të sipërfaqes së privatizuar, e cila i ka kaluar për ndërtim kompanisë ALSION-ALBANIA. Në vitin 2017, sipas Partisë Demokratike, shtrati i Lanës është ndryshuar në mënyrë që të mos prekte sipërfaqen ku pritet të ndërtohet një kompleks rezidencial nga Bego, projekt me një vlerë fillestare që sipas zotit Bardhi shkon në 60 milion euro dhe që është në pritje të lejes nga Bashkia e Tiranës. Sipas PD-së, ndërhyrja për të devijuar shtratin e Lanës, do të çojë në prishjen e të paktën 200 banesave, një pjesë e mirë e të cilave janë procesin e legalizimit. Gjithshka sipas opozitës është bërë për të favorizuar Begon, i konsideruar si një mik i deputetit socialist Taulant Balla. Ky i fundit ka pranuar publikisht se ka njohje familjare me Begon. Deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi sot që Prokuroria të hetojë mbi këtë rast. KJo është sipas saj një provë e qartë se si po pastrohen paratë. MInistria e Financave reagoi duke akuzuar Partinë Demokratike se po mashtronte. “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe më pas Ministria e Financave, nuk ka lidhur asnjë kontratë me personin apo kompaninë në fjalë. Kërkesa për privatizim, është bërë dhe miratuar në vitin 2007, me firmën e Ministrit Genc Ruli. Në vitin 2016 Ministria e Financave finalizoi procesin e shitjes me trashëgimtarët e ligjshëm të truallit, ku asnjë nga personat e palës blerëse nuk rezulton të jetë z. Bego”, theksonte deklarata e Ministrisë.
Është formuar ditën E Premte , me datë 21 Dhjetor 2018 në Orën 03:22:38 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.68 Sekonta