Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Trump: Koha për një marrëveshje Kosovë - Serbi..
Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe qëndrueshmërinë për gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë . Në letrën që u shpërnda nga zyra e presidentit Thaçi, presidenti Trump, bën thirrje që të gjithë udhëheqësit e Kosovës, ta shfrytëzojnë këtë moment unik, të flasin me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbahen nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes .Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë kohën e duhur për të arritur një marrëveshje pajtimi ndërmjet tyre. Në një letër drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që mban datën 14 dhjetor, presidenti Trump përmend takimin në Paris gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë . Në letrën që u shpërnda nga zyra e presidentit Thaçi, presidenti Trump, bën thirrje që të gjithë udhëheqësit e Kosovës, ta shfrytëzojnë këtë moment unik, të flasin me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbahen nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes .
Është formuar ditën E Merkur , me datë 19 Dhjetor 2018 në Orën 02:58:55 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.63 Sekonta